Devoll/ Operacioni me emrin “Tresteniku”, tre persona u arrestuan me 30 kilogram kanabis sativa

0
143

droga-800x451

 

Tre persona u arrestuan nga antidroga në Devoll gjatë një operacioni të koduar me emrin “Tresteniku”.

Njëri prej tyre u kap me karrocën e ngarkuar me 30 kilogram kanabis sativa, të fshehur nën ushqimin e bagëtive.

Më pas në qytetin e Bilishtit, policia arrestoi në flagrancë edhe dy persona të tjerë që po e prisnin lëndën narkotike për ta transportuar me një makinë tip Opel Astra. Të arrestuarit janë Julian Bylyky, Nikos Medolli dhe Gramoz Vila.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency