Banka e Shqipërisë/Në 9 muaj fluturuan 153 mln euro jashtë vendit

0
108

eiu

 

Ndonëse ekonomia duket se po kalon një periudhë të vështirë, sipërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po u gëzohen fitimeve më të larta. Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin, kompanitë e huaja kanë transferuar jashtë 153 milionë euro, shumë që është 8% më e lartë se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. Transferimi i fitimeve ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e tretë, ndërsa në dy tremujorët e mëparshëm ka qenë me rritje. Në vitin 2014 u konstatua pothuajse një trefishim i shumës që bizneset e huaja transferuan jashtë në formën e pagesave të dividendëve, teksa pritej që në janar 2015 tatimi mbi dividendin të bëhej 15%. Ky përshpejtim i transferimit të fitimeve u përdor dhe nga Ministria e Financave si një argument për të shpjeguar ecurinë e dobët të të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë 2015-s. Megjithatë edhe në 2015-n, transferimi i fitimeve ka vijuar me ritme të larta. Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha në bazë të fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency