Athinë : Alarm për bombë mbyllen stacionet e metrosë

0

77

 

Tre stacione të metrosë së Athinës janë mbyllur pak minuta pas orës 20:30 . minuta, sipas orës lokale në Athinë, për shkak të një kërcënimi për akte terroriste.

Ende nuk dihen detaje, por burime policore thanë se ka qenë një telefonatë për bombë që ka shkaktuar alarm në kryeqytetin helen, Athinë.

Burime policore thanë se do të kontrollohen stacionet “Monastiraqi”, “Egaleo” dhe “Ajia Marina”.

Në zonë janë dërguar forcat policore dhe së shpejti do të ketë detaje lidhur me situatën.