Takimi me artistët/Berisha: Rama më tha që në çdo shtyllë të varim nga një komunist, babain e tij të parin

0
120

 timthumb_4

 

Në sheshin “Italia” është takimi i fotos së famshme ku jeni së bashku?

Berisha: Në sheshin “Italia” ky erdhi, pasi u bë një takim me artisët, pasi Fakulteti i Arteve ishte shumë aktiv, në përgjithësi artistët. Rama erdhi me të ndjerin Ardjan Klosi dhe Kasem Trebeshinën, do flasim më thonë, jo nuk është e përshtatshme i them, sepse i ndjeri, për të cilin kisha respekt, ishte djali i Bilbil Klosit dhe nipi i Ramiz Alisë dhe kisha merak se mund ta fishkëllenin, por nuk më mirëkuptoi dhe më tha që je një Stalin i vërtetë, sepse nuk të lë të flasësh. Ky e mori fjalën dhe filloi me tezat e tij që në çdo shtyllë të varim një komunist. Pasi mbaroi këtë, unë i thashë po babanë ku do e varësh? Më tha të parin do ta var. Menjëherë i ktheva përgjigje, duke i thënë shko krijo partinë e vrasësve. Edhe një herë tjetër erdhi dhe nuk u duk më. Tezat e tij ishin të një ekstremizmi të madh, pasi lexoni çfarë thotë në “Refleksione për luftën”. E shpall luftën fund dhe krye në luftë civile, kërkon nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste. Për mua, njeriut më të informuar pas Nexhmies në familjen Hoxha, sipas Liljana Hoxhës, Edi Rama ishte parashikuar për kryetar të Partisë Demokratike. Edi Rama më thonë që pasi iku nga ne dhe krijoi partinë e tij KIS-in aty ajo u shkatërrua bashkë me Ngjelën dhe eksponentë të tjerë të kishës, më thonë që ky donte të merrte Partinë Socialiste dhe pasi nuk ia dhanë PS-në, ky shkruan të nxirret jashtë ligjit PS dhe e shkruan pasi PS-ja ndërroi emrin, për shkak se ka luftë civile. Të kundërtën e asaj që bën sot, a mund të them që ky ishte eksponent i policisë sekrete? Unë nuk mund ta them, nuk kam të dhëna, por veprimet dëshmojnë që ishin absolutisht veprime që duhet të çonin PD-në drejt nxjerrjes jashtë ligjit si një parti e dhunshme dhe natyrisht demokracia shqiptare nuk do të merrte këtë zhvillim.

 

Zoti Berisha, 2 korriku ishte indicja e parë. Humbja e debatit të Ramiz Alisë me intelektualët dhe mosarritja për të mos i përdorur intelektualët kundër njëri-tjetrit ishte pika e dytë. Cila ishte pika kulminante që solli 8 dhjetorin?

Berisha: Mbase 8 dhjetori erdhi si një tip impointi. Tip impoint është një vepër e Malkolm Graguell, i cili pak a shumë analizon proceset nga shëndeti i njeriut tek problemet në shoqëri, politikë, në shkallë vendi dhe planeti. Ndryshime graduale dhe jo tërësore, të cilat gradualisht të çojnë në një pikë ku ndodh një ndryshim i madh. Kështu që, tip impoint ishte një pikë kthese, e cila nuk ishte vetëm ato që ishin shfaqur, por edhe parapërgatitja e njerëzve në tërësi. Pasi botova në gazetën “Bashkimi” shkrimin ku sulmoja ashpër të gjitha kategoritë e nomenklaturës, të cilët i kundërvihen procesit, e thërrasin Qemal Sakajevën në Komitet Qendror. E thërret Sofoja, i cili ishte omnipotent dhe i thotë që ky është një agjent i qartë i CIA-s, për mua. Ky thotë që ky kurrë nuk është agjent. I gjithë debati aty bëhet nëse isha apo s’isha agjent unë. Argumenti ishte se Elez Biberaj ishte nga Tropoja dhe ky dha argumente qesharake. E mban Qemalin në një proces aty mbi tri orë.

 

Është folur shumë për një udhëtim tuajin, të Gramoz Pashkos dhe të Azem Hajdarit në Uashington, pasi në Shqipëri pluralizmi ishte fakt. Pra, tre drejtues të forcës së parë politike opozitare shqiptare. Zoti Berisha, ka pretendime se keni shkuar të barabartë dhe jeni kthyer lider i opozitës pas kësaj vizite në Uashington. Realisht çfarë ka ndodhur dhe kë keni takuar?

Berisha: Në Uashington, në atë vizitë, kam qenë vetëm me Gramozin. Kemi shkuar të ftuar me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve demokratike. DASH dërgoi një shqiptar, Rexhë Aklin, i cili vjen dhe më takon dhe më thotë do të vish se je i ftuar, i them ku është ftesa. I them unë pa ftesë nuk lëviz. Pas nja 3-4 orësh më sjell një faks, i them unë, duhet të jemi dy vetë edhe me Gramozin. Kemi marrë pjesë në ceremoni, aty na kanë përparësuar. Ishte ministri i Jashtëm dhe sigurisht ceremonia bëhej me ministrin e Jashtëm, por Sekretari i Shtetit na ka pritur para neve dhe pastaj ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Nuk mund të them se aty bëmë ndonjë dallim, bëmë një bisedë të gjatë me Xhim Huperin, të cilin pata shumë kënaqësi ta shihja para pak ditësh në “Zërin e Amerikës” dhe iu rikthye asaj periudhe. Është njeriu që bisedoi më gjatë me ne, me mua dhe me Gramozin dhe me disa punonjës të tjerë të DASH, me Kimit Actin Sekretary Off State. Kimit ishte më shumë një takim kortezie ç’mund ti thoshim ne njerëz që kishim vetëm dy muaj në politikë dhe u kthyem sigurisht me urimin që të fitonim zgjedhjet. Më pyeti a do i fitoni zgjedhjet? I them nuk mund të them. Pse më tha? I them sepse ne nuk dimë të bëjmë fushatë, ne dimë vetëm fushatën që kemi përjetuar dekada dhe çfarë mund të kemi mësuar në fushata nga televizioni italian në kohë fushate elektorale, asgjë gjë tjetër. Qeshi! Se kemi qenë të izoluar shumë. Kjo ka qenë historia e këtij udhëtimi. Pastaj kemi bërë një udhëtim tjetër, edhe ky ka qenë zyrtar, shumë i rëndësishëm, i qershorit ose majit, me Azem Hajdarin dhe Ismail Kadarenë, ky ka qenë udhëtim intervistash shumë të gjata.

 

Akuza kryesore që i është bërë gjatë gjithë kësaj kohe qeverisë së parë antikomuniste shqiptare, zoti Berisha, kur ju ishit President, të paktën nga opozita, është pretendimi se dënimet për ish-funksionarët komunistë ishin dënime me akuza qesharake për t’i shpëtuar ata realisht për atë çfarë kishin bërë. Më konkretisht, rasti i Nexhmie Hoxhës, që në shtyp është thënë u arrestua për kafe për ta shpëtuar për krime që sistemi i burrit të saj dhe ajo vetë kishin bërë. A keni menduar ndonjëherë se me ish-regjimin qeveria juaj është treguar e butë, zoti Berisha, ose jeni treguar të ashpër vetëm në retorikë dhe jo në veprime?

Berisha: Nexhmien, se duhet t’i rikthehemi të vërtetës historike, e arrestoi Ramizi për të shpëtuar veten e vet. Kjo ishte, dhe e arrestoi për të shpëtuar atë që nuk shpëtoi dot, qeverinë e stabilitetit. Kështu që, ajo ishte një proces tjetër. Pas fitores, Shqipëria ishte vendi i vetëm që bëri ligjin e gjenocidit. Nuk ka ekzistuar ligji i gjenocidit në asnjë nga vendet komuniste. Kurse ne bëmë ligjin e gjenocidit, i cili edhe sot është në fuqi, dhe dënimeve të ligjit kundër njerëzimit. U dënuan me atë ligj 73 anëtarë të nomenklaturës, kriminelë, gjykatës, prokurorë, sigurimsa etj. Mendimi im është se u bë një gabim i madh në atë kohë, jo vetëm nga unë, se ne bëmë një ligj, se të tjerët s’bënë ligj fare. U bë një gabim nga të gjithë udhëheqësit pas perdes së hekurt, që nuk kërkuan një gjykatë ndërkombëtare për të dënuar kriminelët e krimeve kundër njerëzimit. Nuk ishte e lehtë, por të mendoje ti të dënoje me gjykatësit dhe prokurorët e asaj kohe ishte jashtëzakonisht e vështirë nga ana e procedurës dhe nga ana e një gjyqi të ndershëm. Megjithatë, Shqipëria dënoi dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhën në pushtet, i shpallën të pafajshëm, çka nuk shpallet kurrë i pafajshëm ai që kryen një gjenocid, sepse gjenocidi është shumë i thjeshtë, sepse ka një definicion në Konventën e Organizatë së Kombeve të Bashkuara për të. I shpallën të pafajshëm, i dëmshpërblyen çdo qindarkë dhe po i dekorojnë. Mendoj se u bë një përpjekje e madhe dhe tani bëjnë gjahun e tyre, prokurorëve dhe gjykatësve, që u morën me ato procese.

 

Për ta mbyllur me pyetje historike. Zoti Berisha, a ka menduar Sali Berisha në `90-ën, kryetari i të parës parti opozitare në Shqipëri, se pas 25 vjetëve ose, më shkurt, a është Shqipëria e sotme, Shqipëria që ju ëndërruat në `90-ën?

Berisha: Me sa di unë, Besnik Mustafa ka shkruar diku një fakt të rëndësishëm dy ose tri ditë pas lëvizjes. Ose Besniku, ose Kujtim Çashku më thonë që tani s’kemi më punë dhe unë u jap përgjigje që nuk tërhiqem për dy arsye. Së pari, jam gjakftohtë, unë kam marrë disa vendime që t’i ndihmoj këta, të cilët ishin studentë, mund t’i fusnin në kurth, por unë isha gjakftohtë. Në këtë kuptim, i vendosur për të shmangur gjakderdhjen, por edhe i vendosur për të prevaluar për të bërë gjithçka. Së dyti, është Kosova, është e gjithë jeta ime dhe unë do bëj gjithçka për të hapur një qëndrim të ri ndaj Kosovës dhe në këtë kontekst unë e kisha kontratë këtë, absolutisht kontratë me Kosovën, kontratë me Shqipërinë. Në mitingun e parë kam deklaruar: “Ylli im kombëtar, çështja jonë kombëtare”, por imagjino, të deklarosh në atë kohë, kur mblidhje vetëm armiqësitë më të egra për këtë deklaratë, për fqinjët mëkatarë, ndaj çështjes sonë kombëtare. Kisha një platformë, e cila përfshinte të drejtat e njeriut, pluralizmin, liritë, ekonominë e tregut, hapjen e vendit, në të cilën unë do punoja në një kontratë me shqiptarët, i vendosur në verën e parë të vitit 1991 që zgjedhjet e para që do humbas unë do të largohem. Po të kisha humbur në zgjedhjet e `92-shit, absolutisht dorëheqjen, ajo ishte një verë meditimi për mua. Atë verë kishim bërë edhe qeverinë e stabilitetit, në të cilën shumica merrte shumicën e meritës. Në një verë meditimi, kisha arritur në përfundim që nëse humb zgjedhjet, do të largohem. E ruajta atë vendim derisa humba realisht zgjedhjet dhe u largova. Në këtë aspekt, kthehemi pas, pasi PD ishte forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO, Partia Demokratike ishte forca e parë që doli me moton “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”. Shqipëria ka sot statusin e vendit kandidat, nuk u realizua kjo, por u liberalizuan vizat. PD iku nga pushteti në `97-ën për përgjegjësinë e saj të plotë të saj dhe të Sali Berishës, i cili toleroi firmat piramidale. Dorëzoi pushtetin, përcaktoi një proces civil të dorëzimit të pushtetit kundër një rebelimi të mirëfilltë komunist, i cili kulmoi me sulmin ndaj Presidencës së Republikës. Donin të merrnin Presidencën dhe morën atë që meritonin. Së dyti, kundërshtari hetoi me të gjitha mjetet implikimin e qeverisë dhe PD-së në piramida dhe deklaroi vetë që nuk është e implikuar. U ndërtua nga shkrumbi opozita shqiptare, qëndroi derisa fitoi zgjedhjet. Mendoj se projekti i saj ishte projekti i dhjetorit të vitit `90. Projekti për anëtarësimin në NATO, projekti i integrimit, anëtarësimi në NATO u realizua, vizat u hoqën, dy herë statusi u rekomandua. Aspekti tjetër, Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, kishte një rrogë 16 dollarë, ndërsa qytetarët shqiptarët kishin të ardhura për frymë 204 dollarë, 80% e shqiptarëve ishin pa punë dhe me dekretin e Ramiz Alisë merrnin 70% të rrogës pa punuar. Nuk besoj se ka një vend që është transformuar më shumë nga ekonomia më e falimentuar në një ekonomi tregu në fund të vitit 1996. 80% e prodhimit të brendshëm vinte nga sektori privat. Të ardhurat për frymë në 2013-2014 arritën në 11 mijë dollarë, nuk di vend tjetër, përveç vendeve që kanë shpërthim gazi dhe nafte, ku të ardhurat kanë pasur një shpërthim në këtë mënyrë. Ritmet e urbanizimit të Shqipërisë nga 1992 deri sot janë absolutisht më të lartat në botë, e ka filluar rrugën me 72% për qind të popullatës në fshat në vitin 2011 ka zbritur tek 45%. Ka kapur disa tregues, siç ishte vdekshmëria foshnjore dhe vdekshmëria e nënës. Shpesh dëgjoj njerëz që në një mënyrë ose tjetër fajësojnë PD-së për bëmat e këtij regjimi, duhet të them që detyrë kryesore e një politikani dhe forcës politike, të pranojë transferimin e pushtetit me votën e lirë. Kjo ka ndodhur dhe pavarësisht cilat mund të ishin pasojat, Berisha nuk kishte kurrë një vendim të dytë, me këtë ka përfunduar kontrata për shqiptarët dhe shpreh mirënjohjen e pashtershme për sa kohë më kanë votuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency