Reportazhi i “The Telegraph”: “Euro 2016” Shqipëria një kombëtare debutuese

0
116

kk

 

 

 

Një udhëzues, gjithçka që ju duhet të dini mbi profilin e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Si mbërriti Shqipëria deri në finalet e Kampionatit Europian të Francës.

Trajneri 
Xhani De Biazi është një ish-mesfushor punëtor italian, i kualifikuar, sukseset e të cilit, më të dukshmet, erdhën në Torino. 59 vjeçari nga Sarmede i ngriti dhe i promovoi “granadat” deri në Seria A, në vitin 2006, i mbajti deri në sezonin e ardhshëm, kur kujton shkarkimin, ndërkohë që i shpëtoi ato përsëri, në vitin 2008, kur u kthye në rolin e “zjarrfikësit” për pesë ndeshje.

De Biazi u emërua trajner i Shqipërisë në vitin 2011, teksa tërhoqi një fitore mbresëlënëse, larg, ndaj Norvegjisë, në kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Ai niste, kësisoji, në krye të Shqipërisë, turneun e parë ndërkombëtar, ndërkohë që tashmë është finalist i “Euro 2016”, gjë për të cilën ka marrë nderimet më të larta civile të vendit. Ai mori shtetësinë shqiptare në vitin 2015, si për të simbolizuar lidhjen me skuadrën, në të cilën ka rekrutuar lojtarë nga Kosova, si dhe Diaspora shqiptare në Zvicër, Gjermani dhe shtetet e ish-Jugosllavisë.

Si u kualifikua
Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë, si ndjekëse e Portugalisë, në Grupin I. “Shqiponjat” përfunduan para Danimarkës dhe Serbisë, dy kombëtare që kuotoheshin pozitivisht për të shkuar në “Euro 2016”. Shqipëria mundi liderin e grupit, Portugalinë, në Lisbonë, siguroi dy barazime me danezët, në shtëpi dhe në transfertë, iu dha një fitore 3-0 në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd, vendim i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport në Lozanë.

Ky vendim final erdhi për përleshjen në mes lojtarëve dhe hyrjes së tifozëve serbë në fushë, direkt pasi një flamur shqiptar, varur mbi një dron, që pretendonte pronësinë e Kosovës dhe territoreve të tjera të të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Lufta shkaktoi një atmosferë tashmë vrastare brenda stadiumit, me pushtim të fushës së lojës nga tifozët dhe mjaft trazira të tjera. UEFA ia dha fitoren Serbisë në tavolinë për këtë ndeshje të braktisur, por KAS-i i Lozanës e rrëzoi atë vendim. Shqipëria e vulosi kualifikimin automatik 12 muaj më vonë, me një fitore 3-0 në Armeni.

Arritja historike 
Shqipëria do të jetë një nga skuadrat debutuese në finalet e Europianit 2016. Lojtari kyç është Lorik Cana, kapiteni, i cili kujtohet me dashuri edhe nga tifozët e Sunderland-it për gjashtë muajt e parë të sezonit të tij në “Ëearside”, kur luajti si mesfushor i kësaj skuadre, teksa zgjoi tifozët dhe spikati në fitoren e vitit 2009 ndaj Liverpulit dhe humbjen 1-0, në shtëpi, ndaj Arsenalit. Aktualisht Cana luan si qendërmbrojtës për FC Nantes dhe kombëtaren e Shqipërisë. Pas katër vitesh me Lacion, ku ai vazhdoi të bëjë përshtypje me lojën e tij, 32-vjeçari u rikthye në Francë, aty ku e nisi karrierën profesionale me PSG-në.

Ylli në rritje 
Rey Manaj është një sulmues i Interit në Seria A. Ai do të jetë 19 vjeç para turneut dhe ka provokuar krahasime me një Zllatan Ibrahimoviç të ri. Sulmuesi në fjalë është i shpejtë, i mirë me të dy këmbët, konkurrues në ajër dhe ka një gjuajtje të stuhishme, por gjaknxehtësia që e karakterizon ka sjellë konflikte me gjyqtarë dhe trajnerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency