Lovato rrëzohet në skenë ,ndërpritet transmetimi live

0
120

ll

 

Incident aspak i këndshëm mbrëmjen e së premtes, për këngëtaren e njohur, Demi Lavato.

Këngëtarja u rrëzua në skenë, në koncertin “Z100 iHeardRadio Jingle Ball”, që u mbajt në Madison Square Garden, New York.

Incidenti ndodhi në fund kur 23 – vjeçarja sapo perfomoi hitin e saj “Cool for the Summer” dhe uroi spektatorët “natën e mirë”.

Lovato nuk pa stativin e mikrofonit që ndodhej pas këmbëve të saj dhe kur u kthye për të dalë nga skena, u pengua dhe ra përtokë.

Koncerti u transmetua drejtpërsëdrejti në TV, por në momentin e rrëzimit të këngëtares, transmetimi u ndërpre.

Më vonë Lovato e konsideroi si komike incidentin.  “Akoma nuk e keni kuptuar? Vetëm “kalamajtë” e lezetshëm rrëzohen në skenë…..”

Por nuk është hera e parë që këngëtarja e hitit “Confident” rrëzohet para mijëra fansave të saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency