Kryeministri Rama promovon librin e Fred Abrahams dhe Bashkim Zenelit

0
148

ram

 

 

Prezantimi i librit të Fred Abrahams, “Shqipëria e Re” i dha jetë një debati dinamik rreth çështjeve kyçe të tranzicionit 25-vjeçar në Shqipëri.

I pranishëm në takimin e COD, me temë “25 vjet: Dokumenta, memorie dhe tranzicion shqiptar”, autori Abrahams dëshmoi se vepra ofron një perspektivë tërësisht të ndryshme, nëpërmjet dokumentave dhe intervistave të papublikuara më parë. “Për realizimin e këtij libri kam marrë afërisht 300 dokumenta nga arkivat e SHBA si dhe dokumente nga Departamenti i Shtetit, për marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë”, deklaroi autori Abrahams.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Rama theksoi se “COD është një hapësirë që i vihet në dispozicion kujto që ka diçka të re për të treguar, diçka të re për të ekspozuar, diskutuar dhe edhe diçka të re për të kritikuar qeverinë, po ashtu. Kjo është një hapësirë që ka lindur ndër të tjera edhe për të arkivuar dokumenta, për të arkivuar vepra dhe për t’u kthyer pak nga pak në një hapësirë ku jo vetëm dialogohet dhe ndiqen ngjarje të aktualitetit, por edhe ku mund të zhvillohen kërkime nga ana e studentëve, nga ana e pedagogëve, njerëzve të interesuar dhe ekspertë të ndryshëm”.

“Shqipëria e Re” ofron një histori të larmishme të 25 viteve të tranzicionit shqiptar nëpërmjet dëshmive të protagonistëve kryesore të jetës politike në vend, diplomatëve të huaj apo dokumentave të deklasifikuara nga arkivat amerikane.

Në veprën e tij, autori ofron një këndvështrim të brendshëm të ngjarjeve që shënjuan përgjithmonë historinë e Shqipërisë, nga protestat studentore të vitit 1991, tek revolta e vitit 1997, lufta në Kosovë e në vazhdim.

Fred Abrahams është këshilltar i “Human Rights Ëatch” dhe një ish-kërkues i “Open Society”, që gjatë 20 viteve të fundit ka punuar vazhdimisht në Shqipëri dhe Kosovë, duke u specializuar në çështjet shqiptare.

Ky është vëllimi i dytë i tij, i cili trajton çështjet shqiptare, pas librit mbi krimet e luftës në Kosovë në vitin 2002.

Së bashku me Abrahams, në panelin e diskutimeve ishte I pranishëm historiani dhe pedagogu Arben Puto dhe gazetarja Monika Shoshori-Stafa.

***

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në promovimin e librit “Për Gjermaninë”, një histori diplomatike dhe kujtime, me autor diplomatin Bashkim Zeneli.

Kjo vepër ofron një perspektivë të re dhe zbulon fakte të panjohura të marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.

Përveç Kryeministrit Rama, në promovimin e librit ishte i pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erjon Veliaj, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hofmann, ministria, deputetë dhe diplomatë të tjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency