John Kerry në Moskë , pas paralajmërimit që bëri Putin

0
157

 

kkhttps://youtu.be/H-NydonKrNA

 

Pas deklaratës së ashpër të Vladimir Putin se, ushtria ruse do të ndërmarrë veprimet më ekstreme ndaj çdo kërcënimi që i kanoset forcave të saj në Siri, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi se do të zhvillojë një takim me Presidentin rus dhe me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, javën e ardhshme në Moskë.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se udhëheqësit do të diskutojnë mbi krizën siriane, situatën në Ukrainë, si dhe mposhtjen e Shtetit Islamik.

Në situatën kur marrëdhëniet ruso-amerikane janë të rënduara, për shkak të sanksioneve ekonomike, vizita e Kerryt pritet të thyejë akullin mes vendeve. Kjo do të jetë vizita e dytë e tij në Moskë këtë vit. Sekretari amerikan i Shtetit u takua me Lavrov në muajin maj.

Por paralajmërimi që bëri më herët gjatë ditës shefi i Kremlinit, se “shënjestrat antiruse do të shkatërrohen në moment”, erdhi pikërisht në sfondin e tensioneve të përshkallëzuara me Turqinë, çfarë lë të nënkuptohet se, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ky mund të jetë një shigjetim për Ankaranë.

Sulmet ruse në Siri nisën në shtator, me pretendimin se kjo ishte kërkesa e Presidentit sirian, Bashar al-Assad. Putin u tha krerëve ushtarakë se, terroristët në Siri përbënin një kërcënim për vet Rusinë. Është e rëndësishme, – nënvizoi kreu i shtetit rus, – të zhvillohet bashkëpunimi me të gjithë shtetet, që kanë një interes real në shkatërrimin e terroristëve.

Kjo – sipas Putinit, – përfshin vendosjen e kontakteve me forcat ajrore izraelite dhe ato të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me qëllimin të garantohet siguria e fluturimeve ajrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency