“Do ju përdhunojmë fëmijët nëse s’paguani”, dy shqiptarët kërcënonin përdoruesit e drogës

0
130

vellezerit

 

 

Dy vëllezër, Pjetër dhe Vat Salca u arrestuan nga policia italiane në Venecia. 1 kilogram drogë u gjet në banesën e tyre. Shqiptarët përshkruhen të dhunshëm nga policia italiane që i mbante prej kohësh në përgjim.

“Elementi që i karakterizonte shpërndarësit shqiptarë, tregojnë hetuesit, “konsistonte në metodat e frikësimit që ushtronin ndaj blerësve, të cilët ishin të detyruar për të paguar borxhet e tyre shpejt ose në të kundërt mund të pësonin një hakmarrje personale si  rrahje dhe akte të tjera të dhunës, që detyronin blerësit të mos  ngrenin padi kundër dy shqiptarëve” thanë karabinierët.  

Shqiptarët kanë rrahur disa prej klientëve që nuk paguanin për drogën. Madje i kërcënonin edhe me përdhunimin e vajzave në qoftë se ata nuk paguanin në kohë për drogën. Operacioni I pagëzua me emrin “Diamant”, për shkak të nofkës në Facebook të njërit prej të arrestuarve.

21 nëntor policia italiane kishte kryer kontrolle në një garazh nëntokësor, ku janë gjetur 1 kg marjuanë, e më pas ata filluan përgjimin e celularëve, ndjekjen dhe analizat e gjurmëve të gishtërinjëve të dy vëllezërve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency