Revista “Time”/Kancelarja gjermane Angela Merkel shpallet “Njeriu i vitit”

0
124

tt

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vlerësuar nga revista “Time” me ccmimin “Njeriu i vitit”. Ky vlerësim i shkoi me motivacionin për “udhëheqjen e saj në promovimin dhe ruajtjen e një Evrope të hapur dhe pa kufij përballë krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve”. Kancelarja gjermane ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë vitit 2015, për menaxhimin e krizës së emigrantëve. Në shkelje të hapur të rregullave të BE-së, miratuar në Traktatin e Dublinit, ajo ka pranuar rreth 900 mijë refugjatë sirianë në Gjermani. Merkel vizitoi për herë të parë Shqipërinë korrikun e këtij viti. I dyti në listën e “Time” është renditur themeluesi i ISIS, Abu Al-Baghdadi, ndërsa në vend të tretë doli kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump. Finalistë të tjerë ishin aktivistët e Black Lives Matter, Caitlyn Kenner, Travis Kalanick, Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin. “Time” shpalli fitues vitin e kaluar të gjithë burrat dhe gratë e angazhuar në luftimin e sëmundjes së Ebolës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency