Refluksi vezikoureteral/Sëmundja që shkakton dëme të mëdha në veshka

0

bbbbb

Loading...

 

Kjo sëmundje ka disa lloje trajtimesh, të cilat lehtësojnë kurimin me anë të teknikave të ndryshme. Refluksi vezikoureteral përshkruhet si kthimi i urinës mbrapa nga fshikëza urinare në veshka. Funksioni më i rëndësishëm i veshkave është që të eliminojë substancat e dëmshme nga gjaku dhe t’i nxjerrë ato përmes urinës. Pasi të prodhohet nga veshkat, urina zbret në fshikëzën urinare nëpërmjet tubave të quajtur uretër dhe më pas nxirret nga trupi gjatë urinimit, me ndihmën e një kanali të quajtur uretër. Normalisht, gjatë urinimit urina nuk kthehet mbrapa nga fshikëza në veshkë, e nëse një dukuri e tillë ndodh kjo quhet Refluks Vezikoureteral (VUR). Me fjalë të tjera, refluksi vezikoureteral është një gjendje ku urina e mbledhur në fshikëz gjatë urinimit kthehet në traktin e sipërm urinar. Në anën tjetër, edhe shprehitë jonormale të urinimit në disa fëmijë, mund të çojnë në refluks. Në këtë mënyrë, duke shkaktuar prirjen ndaj infeksioneve tek fëmijët, refluksi mund të shkaktojë infeksion të veshkave të quajtur pyelonephritis, që ka për pasojë dëmtimin e veshkave. Sa më e rëndë të jetë grada e refluksit, aq më të rënda do të jenë dëmet në veshka. Në rastet kur refluksi është i gradës së rëndë, uretrat dhe veshkat zgjerohen, duke shkaktuar formë të çrregullt të tyre. Në përgjithësi, diagnoza vendoset nga infeksionet e shpeshta të traktit urinar. Refluksi mund të mos shkaktojë ndonjë dhimbje, shqetësim apo probleme gjatë urinimit. Prandaj, nëse fëmija ka infeksione të shpeshta urinare duhet të ekzaminohet nga një mjek specialist, edhe në qoftë se nuk ka asnjë ankesë tjetër. Refluksi paraqitet në rreth 1-2% të të gjithë fëmijëve të shëndetshëm. Mosha kur fëmijët zakonisht diagnostikohen për VUR është mosha 2-3 vjeçare, por ajo mund të shihet si tek foshnjat, ashtu edhe tek moshat më të mëdha. Sëmundja diagnostikohet me një test të quajtur Cistografi miksionale. Një tub i hollë dhe i butë i quajtur kateter, vendoset brenda uretrës (në kanalin nga ku del urina). Fshikëza urinare mbushet plotësisht me një lëng të përzier me kontrast, në mënyrë që trakti urinar të bëhet i dukshëm nën rrezet-X. Pastaj fëmijës i kërkohet të urinojë. Gjatë urinimit, merren pamjet e duhura, për të parë nëse ka kthim të urinës mbrapa apo jo (refluks). Ky test zakonisht zgjat rreth 15-20 minuta. Për shkak të përdorimit të kateterit, disa fëmijë mund të zhvillojnë infeksion pas këtij testi, prandaj është e këshillueshme që të merren antibiotikë para dhe pas testit. Ultrasonografia shtesë, shintigrafia e veshkave apo urografia intravenoze (IVP) mund të jenë të nevojshme, për të përcaktuar nëse refluksi dhe infeksioni urinar kanë dëmtuar veshkat apo jo.

 

Por ja cilat janë llojet e trajtimit

Trajtimi – Trajtimi me medikamente, trajtimi kirurgjikal dhe Observimi. Në trajtimin me medikamente përdoren antibiotikë dhe barëra të tjera për të ndryshuar shprehitë e urinimit të fëmijës. Qëllimi në këtë trajtim është për të shmangur infeksionet e mundshme që mund të ndodhin gjatë procesit të vetëshërimit të VUR. Trajtimi kirurgjikal mund të kryhet si operacion i hapur ose i mbyllur, me endoskopi, në varësi nga shkalla dhe karakteristikat e refluksit. Operacioni i mbyllur preferohet në raste të refluksit rezistent ose të nivelit të lartë. Koha e qëndrimit në spital pas operacionit është 2-5 ditë mesatarisht, në varësi nga teknika kirurgjikale e aplikuar. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet me anë të trajtimeve të ndryshme të këshilluara nga mjeku, kalon në një fazë më të rëndë, duke bërë që refluksi vezikoureteral të shaktkojë një dëmtim të madh shëndetësor në trupin e njeriut. Për të parandaluar këtë gjendje të rënduar të sëmundjes, mjeku këshillon që sapo të ndjeni simptomat e para, të merrni trajtimin përkatës, në mënyrë që dhimbjet mos të avancojnë dhe përmirësimet të arrihen në kohën e duhur.

Loading...