Në Gjermani/Topalli: Mazhoranca është nostalgjike e komunizmit. Korrupsioni, varrmihësi i demokracisë

0
106

topalli ne Gjermani

 

Fondacioni “Konrad Adenauer” kujton 25-vjetorin e rënies së komunizmit, Topalli: Thirrja e studentëve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” është më aktuale se kurrë

 

Gëzim Saliu

 

Ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi dje në Gjermani se që prej ardhjes në pushtet të mazhorancës së majtë shfaqja e simboleve dhe elementeve të regjimit komunist është shtuar në përmasa shqetësuese. E ftuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” në Gjermani, për të reflektuar rreth sfidave të demokracisë në Shqipëri 25 vjet pas rënies së komunizmit ish-kryeparlamentarja foli edhe lidhur me dekorimin e funksionarëve të lartë të asaj periudhe nga qeveria aktuale. “Mund t’ju duket e pabesueshme, por këto dy vjet që vendi qeveriset nga ish-Partia Komuniste, portretet e diktatorit Enver Hoxha shfaqen ne festa zyrtare kombëtare ku merr pjese kryeministri, komunistet bene para pak ditësh manifestim ne kryeqytet me portretet e diktatorit dhe qeveria dekoroi me rastin e Festes se Çlirimit disa prej xhelatëve te inteligjencës shqiptare, disa prej persekutorëve me te egër, oficere te larte te Sigurimit te Shtetit, (stasi) madje edhe anëtarë te Byrosë Politike, udhëheqjes komuniste te kohës. Po të ma kishin thënë para pak vitesh se nostalgjiket e komunizmit mund te rishfaqeshin kështu ne Shqipëri, nuk do ta kisha besuar. Por megjithëse kjo është një e vërtetë e hidhur, jam e lumtur për një te vërtetë tjetër te madhe: shqiptaret i refuzojnë me neveri këto akte. Shqiptaret duan qe Shqipëria te behet si gjithë Evropa!”,- theksoi Topalli.

 

25-vjetori i rënies së komunizmit

Në fjalën e saj para pjesëmarrësve në forumin “Konrad Adenauer”, deputetja demokrate Jozefina Topalli tha se askush me mirë se gjermanët e Evropës Perëndimorë nuk mund të kuptojë shqiptarët në këtë 25-vjetor të rënies se komunizmit. “Do te doja te ndaloja ne secilën fotografi të kësaj ekspozite dhe t’ju shpjegoja momentet dramatike te atyre ditëve historike. Megjithatë, jam e sigurte se portretet e secilit ne foto vlejnë sa njëmijë fjale. Ajo qe duhet te dini është se, ne qofte se këto foto do te ishin video, ju do te dëgjonit vetëm dy thirrje nga demonstruesit: Enver – Hitler. I pari është diktatori i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha. Tjetri është ai qe e njohim te gjithë, njësoj mizore. Thirrja e dyte e protestuesve te ’90-ës është lajtmotivi me kuptimplote për çdo brez shqiptari: e duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Kjo thirrje është sot me aktuale se kurrë, sepse, edhe pas 25 vjetëve ne liri, Shqipëria ende nuk është si gjithë Evropa!”,-tha Topalli. Më tej në fjalimin e saj duke ju referuar situatës aktuale, ish-kryeparlamentarja tha se korrupsioni është fenomeni më shqetësues në vend që ka arritur sipas saj përmasa gjigante me ardhjen e qeverisë së majtë. “Korrupsioni është varrmihës i demokracisë, njësoj si komunizmi është varrmihës i lirisë! Me zemër te thyer, me duhet te them se ajo qe funksionon me mire sesa parimet e një tregu te lire, është korrupsioni. Vitet e fundit ka marre përmasa seriozisht shqetësuese për sistemin demokratik ne Shqipëri”,- theksoi Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency