Kosova , kushti kryesorë i Serbisë për të arritur në BE

0
125

sss

 

 

Raporti institucional midis Serbisë dhe Kosovës sa vjen dhe përkeqësohet. Kështu ka deklaruar Profesori i Shkencave Politike në Serbi, Jovan Teokareviq, duke shprehur se Kosova nuk është e vetmja, por është pikë kyçe në negociatat ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe është diçka që nuk duhet nënvlerësuar. Ai shton se Kapitulli 35 që ka të bëjë me statusin e Kosovës, e cila do ta lërë Serbinë dhe Kosovën për vite të tëra në tavolinën e bisedimeve.

Teokareviq beson se Kapitulli 35 do të jetë më i diskutueshmi për vitet e ardhshme, dhe sipas tij, ky proces negociues do të jetë në çdo kohë në rendin e ditë. “Gjithashtu, kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, lirisë dhe sigurisë, që do të hapen në vitin 2016, do të negociohen në fund. Ata po e presin Serbinë, pasi absolutisht Serbia nuk është e gatshme të negociojë”, ka vlerësuar ai. Ai i ka rikujtuar detyrimin Serbisë përpara se të bashkohet në BE me Kosovën se duhet të përfundojë marrëveshjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se proces i duhet të kryhet deri në fund të vitit 2019, Teokareviq vlerësoi se kjo gjë nuk është reale.

“Do të ishte mirë që gjithçka të përfundojë në fund të 2019-ës, por kjo nuk është reale. Më herët, qëllimi ishte viti 2018, por edhe viti në vitin 2019-a, por as 2020-a nuk do ta gjej këtë proces të përfunduar. Ky është realiteti por nuk duhet dekurajuar nga kjo gjë”, ka theksuar profesori.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency