Kinë / Lumi bëhet i kuq brenda natës

0
141

kina1

Banorët e një fshati në Kinë mbetën të habitur kur u zgjuan nga gjumi dhe zbuluan se lumi i tyre ishte bërë i kuq flakë. Dëshmitarë në fshatin Xinmeizhou të provincës Zhejiang treguan se lumi kishte ngjyrën e tij normale deri në orën 5 të mëngjesit dhe brenda vetëm pak minutave ai mori një ngjyrë të kuqe të ndezur.

 

Sipas banorëve, gjëja më e çuditshme është se ata e kanë përdorur lumin për të kapur peshk madje uji është përdorur edhe për t’u pirë pasi ka qenë shumë i pastër. Përveç kësaj në gjithë zonën nuk ka asnjë fabrikë që mund të ketë hedhur mbetje në ujë. Ekspertët kanë marrë mostra nga uji nga ka rezultuar se ai përmban përqindje të lartë të ngjyruesve ushqimorë që nuk dihet si ka përfunduar në lumë.kina2_1449562197-4269119kina4kina5

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency