Forumin për Liri dhe Demokraci/ Berisha : Krimineli Kokëdhima dhe letra e Arkimedit

0
148

berisha-fld

 

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në Forumin për Liri dhe Demokraci në lidhje me 25-vjetorin e rënies së komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar Qeverinë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin. Nuk ka lënë pa përmendur as deputetin e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, për të cilin ka thënë se një kriminel nuk ka asnjë më shumë se ai.

“Ndërsa Kokëdhima, çfarë ka krimineli më shumë se ky? Ka marrë më shumë se 150 pagesa nga paratë publike që kur është bërë deputet i jugut. Vendi është në situatë kritike, qeveriset nga një organizatë kriminale, që vjedh me tendera e koncesione pasuritë publike”, tha ndër të tjera Berisha.Gjthashtu ish-Kryeministri Berisha ka komentuar për protestën e opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ndaj Qeverisë Rama, për të cilën tha se ka një mosbindje të madhe ndaj Ekzekutivit në lidhje me reformat e saj. Ashtu siç tha edhe Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha shpalli mosbindjen civile gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës të martën e 8 Dhjetorit. Ish-Kryeministri shtoi se mosbindja civile ndaj qeverisë do të jetë mosbindja civile ndaj qeverisë do të jetë letra e Arkimedit.

.

“Në udhëkryq na ka vendosur kjo Qeveri, nuk do të ndalemi kurrë me të gjitha provat paqësore të mosbindjes civile. Dhuna është çdo aspekt që duhet ta shmangim. Mesazhi ishte i qartë, ka një revoltë të thellë, tani në 2 vjet një qeveri që nuk tregon dot një investim, bën një ligj që ka tronditur thellë në shpirt çdo biznesmen, një ligj që ta kall frikën nga burgu në mënyrë të pamerituar deri në palcë. Mosbindja civile do të jetë letra e Arkimedit për të dhe Basha shpalli botërisht këtë”, tha ndër të tjera Berisha gjatë fjalës së tij në Fondacionin për Liri dhe Demokraci.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency