Standard.al

Njësimi i diplomave/Ministria e Arsimit publikon listën e re me 862 emra

 

 

dddiplomat-e-njehsuara-perditesuar_me_date_17_11_2015Përfituesit duhet të paraqiten pranë MAS për të tërhequr diplomat e njësuara në sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave

 

Dori Hoxha

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e re të emrave të studentëve, që u janë përfunduar procedurat e njësimit të diplomave deri në datën 7 të muajit dhjetor të këtij viti. Në total janë 862 studentë, diplomat e të cilave kanë përfunduar dhe janë në pritje të tërheqjes së certifikatës nga ana e studentëve. Gazeta “Standard” publikon të gjithë emrat, të cilët duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit për të tërhequr këto diploma të njehsuara në sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave. Nëpërmjet certifikatës së njësimit, këtyre studentëve do t’u njihen studimet që ata kanë kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh. Për procedurën e njohjes, çdo i interesuar duhet të paguajë 2500 lekë, ndërkohë që procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë. Procedura mund të zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione të tjera, që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Njehsimin e diplomave të fituara jashtë shtetit mund ta përdorni kur paraqiteni për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë në Shqipëri, kur aplikoni për një vend pune, apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë.

 

Comments are closed.