Master Shkencor dhe Profesional/ Ministria e Arsimit shpall fituesit e kategorive të veçanta dhe nga trojet

0
127

 

 

Ministria-e-ArsimitTABELA_E_FITUESVE_TE_KANDIDATEVE_NGA_TROJET

Vetem_fituesit_CII_201AK

Lista e fituesve me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët, ballkano-egjiptianët dhe kandidatët nga trevat shqiptare

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e emrave të kandidatëve fitues me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në institucionet publike të arsimit të lartë, për ciklin e dytë me kohë të plotë, Master Profesional, Master i Shkencave dhe Master i Arteve të Bukura, për viti akademik 2015 – 2016. Fitues për të ndjekur ciklin e dytë të studimeve për këtë vit akademik, janë shpallur 14 kandidatët, nga kategoritë e sipërpërmendura. Gjithashtu Ministria e Arsimit ka publikuar edhe listën e kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, fitues në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë si dhe në programe të integruara të ciklit të dytë, në universitet publike, për vitin akademik 2015 – 2016. Janë 43 kandidatë nga trevat shqiptare, të cilët janë shpallur fitues dhe kanë të drejtë të vazhdojnë studimet për Master Profesional dhe Shkencor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency