Histori rozë mes Arilena Ara dhe Dj Sardit

0
153

arilena sardi

Spektakli “Dance With Me” krahas kërcimeve që servir çdo të hënë për publikun, kujdeset gjithashtu të prodhojë lajme rozë që për hir të së vërtetës, tërheqin më shumë audiencën. Këtë truk duket se e ka zbuluar edhe vetë prezantuesja Alketa Vejsiu e cila përmes portalit të saj, përpiqet të jetë në funksion të rasteve të tilla, që shkaktojnë zhurmë dhe tërheqin vëmendjen. Pas rikthimit të historisë së dashurisë të ezauruar vite më parë mes Stines dhe Roza Latit, (të cilët me gjasë e kishin harruar edhe vetë) apo lajmet me përplasjen mes Robert Aliajt dhe Viola Spiros, Alketa Vejsiu ka “zbuluar” scoop-in e rradhës. Arilena Ara dhe Dj Sardi, thuhet se mund të kenë nisur një histori rozë. Madje, për ta bërë akoma më të shitshëm shkrimin e botuar në portalin e saj, prezantuesja e “Dance With Me” shoqëron “romancën e re” me një foto ku çifti shihet duke pozuar hapur, a thua se ata të dy kanë një histori të gjatë e publike dashurie. Në fakt, nga pasqyrimi i jetës së tyre në mediat sociale dhe jo vetëm, dyshja simpatike nuk ka lënë asnjë moment të kuptohet se ata janë bashkë. Pra, më shumë se histori personale mes njëri-tjetrit, “mblesëria” në fjalë, të ngjan me ato “scoop”-et, krijuar për të tërhequr vëmendjen e publikut. Pasi, nëse vërtetë do të kishte diçka mes tyre, Alketa do ishte e para që do ta dinte!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency