Protesta në Tiranë, pasqyrohet dhe në mediat ndërkombëtare

0
205

 

122222

Nga BBC deri te Neë York Times i kanë bërë jehonë zhvillimeve në kryeqytetin shqiptar. BBC shkruan se protestuesit qëlluan me gurë dhe vezë ndërtesën e qeverisë, ndërsa nuk ka raportime për të plagosur.

Sipas Neë York Times disa mijëra protestues kanë dalë në rrugë kundër reformave ekonomikë të qeverisë, për të cilat ata thonë se kanë rritur varfërinë.

Gazeta amerikane shkruan ndër të tjera se protesa e opozitës vjen në kuadër të 25 vjetorit të protestave studentore që rrëzuan sistemin komunist.

Zhvillimet e sotme janë pasqyruar edhe në media të tjera ndërkombëtare. GlobalPost në raportimin e saj përfshin edhe kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency