Projektligji “Për punën vullnetare” /Miratohet në parim nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

0
94

65ca671e-a9df-4023-8e14-876026eff434

 

Projektligji “Për punën vullnetare”, nismë e deputeteve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka, është miratuar në parim nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Duke prezantuar projektligjin para anëtarëve të komisionit, deputeteje e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se puna për hartimin e këtij drafti ka nisur dy vite më parë përmes konsultimeve të shumta me grupet e interesit dhe duke bashkëpunuar ngushtë me organizata të njohura nga shoqëria civile. Deputetja e LSI-së theksoi se gjatë hartimit të këtij projektligji i janë referuar praktikave më të mira të vullnetarizmit, që mund të jenë të BE-së, por edhe vendeve të rajonit si rasti i Kroacisë, Malit të Zi, Maqedoni etj. “Puna vullnetare kryhet pa pagesë apo ndonjë përfitim tjetër material. Vullnetarizmi ofrohet për të mirën publike në mënyrë individuale, spontane dhe të lirë. Vullnetarizmi është për njerëzit që ndihmojnë, mësojnë dhe janë pjesëmarrës aktivë në komunitet. Ky ligj rregullon marrëdhëniet midis aktorëve pjesëmarrës në fushën e vullnetarizmit si dhe do të përcaktojë hapësirën vepruese dhe gjithashtu do të shërbejë si urë që do të lidhë institucionet shtetërore qendrore dhe lokale me vullnetarët si proces. Ky ligj qartëson detyrat dhe evidenton të drejtat duke bërë të mundur bashkëpunimin e subjekteve në arritjen e asaj që quhet e mira e përgjithshme. Instrumenti rregullues i parashikuar në ligj për funksionimin e marrëdhënies juridike do të jetë kontrata e lidhur midis vullnetarit dhe ofruesit të punës vullnetare në përmbajtje të së cilës do të jenë të parashikuara të gjitha specifikat për kryerjen e këtij shërbimi”, – tha Kejdi Mehmetaj ndër të tjera gjatë prezantimit. Mbledhja vazhdoi me pyetje e diskutime në lidhje me projektligjin, ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se e mbështet nismën e paraqitur nga koleget deputete. Edhe deputeti i LSI-së, z. Petrit Vasili ka përshëndetur iniciativën dhe cilësinë e draftit apo edhe argumentimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency