Patozi: Qeveria ka rënë moralisht, por nuk mund të presin që të rrëzohet vet

0
155

pa

 

Deputet i Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi nga podiumi përballë godinës së Kryeministrisë se Qeveria ka rënë moralisht, por nuk mund të presin që të rrëzohet vet. Ai tha se zgjidhja e vetme janë protestat për rrëzimin e kësaj qeverie. Patozi u shpreh Partia Demokratike ka si mision largimin e kësaj qeverie dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Sot është një moment refliktimi për të gjithë ata që guxojnë, por kemi edhe mandatin e shqiptarëve të tjerë që s’kanë ardhur të na bashkohen, por refuzojnë këtë qeveri kusarësh. Përgjegjësia jonë është më e madhe sepse në këtë marshim gjigant proteste përfaqësojmë Shqipërinë. Ne nuk e nderojmë dot aktin e studentëve të mjerë që me trimëri shembën diktaturën më të egër të Europës. Rama me Metën nuk na e risjellin dot diktaturën. I takon sërish PD për një liri dhe dinjitet kombëtar. Misioni i PD është vetëm një, largimi i kësaj kupole dhe zgjedhje të reja si i vetmi shpëtim. Kjo është një qeveri e rrëzuar moralisht. Ne nuk mund të presim që Qeveria të bjerë vetë. Rama na katandisi që mos e ndajmë dot deputetin nga vrasësi. Ky vend s’mund të jetë parajsë për një grusht horrash në pushtet dhe ferri i të tjerëve. S’mund të presim që ky vend të zbraset nga qytetarët e vet. Ky është vendi ku kemi vendosur të jetojmë sepse është e vetmja Shqipëri që kemi. Le ta marrim vet fatin në dorë ta shembim këtë qeveri”, tha Patozi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency