Merkel video-mesazhi për Shqipërinë për 25 vjetorin e protestave studentore të dhjetorit 1990

0
123

mm

Nëpërmjet një video-mesazhi, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar shqiptarët me rastin e 25 vjetorit të protestave studentore të dhjetorit 1990. Sipas Merkel të rinj të panumërt treguan një guxim të jashtëzakonshëm, i cili më në fund u shpërblye duke i dhënë  fund diktaturës. Ne video-mesazh kanelarja gjermane vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe thekson se Gjermania do jetë panterja më e mirë. Shqipëria ka kaluar tashmë me sukses faza të rëndësishme në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, u shpreh kancelarja. Për të ardhmen vlen arritja e reformave të mëtejshme dhe përmirësimi i perspektivave për të rinjtë në Shqipëri.
Ja videomesazhi i plotë i kancelares Gjermane
Të nderuar qytetare dhe qytetarë të Republikës së Shqipërisë, rreth dy muaj më parë, në Gjermani rikujtuam ribashkimin e vendit tonë para 25 vitesh. Asokohe – në vitin 1990 – edhe në Shqipëri shpërtheu dëshira për liri. Protestat studentore shënuan fundin e diktaturës në vendin tuaj. Të rinj të panumërt treguan një guxim të jashtëzakonshëm, i cili më në fund u shpërblye.
Shqipëria u zhvillua në një demokraci pluraliste. Pas një izolimi dhjetravjeçar, sot Shqipëria përçon impulse për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon. Në këtë drejtim angazhimi i Shqipërisë për krijimin e një rrjeti të përbashkët rinor ka karakter shembullor. Gjermania me shumë vëmendje ndoqi zhvillimin e Shqipërisë. Ne kemi marrëdhënie të ngushta dhe miqësore. Bashkëpunimi ynë ekonomik është i frytshëm.Gjermania e mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe tani ju shoqërojmë me këshilla dhe vepra konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sigurisht që kjo nuk është rrugë e lehtë. Por ju tashmë keni kapërcyer etapa të rëndësishme.Do të gëzohesha shumë, nëse ju këtë e shikoni si nxitje për reforma të mëtejshme. Është e rëndësishme, para së gjithash, që të përmirësohen perspektivat e njerëzve të rinj në vendin Tuaj, sepse mbi ata bazohet e ardhmja e Shqipërisë. Nga talentet e tyre varet çdo gjë. Mirëpo ata duhet të kenë mundësinë t’i shpalosin talentet e tyre. Shqipëria në 25 vitet e fundit ka bërë hapa të dukshëm përpara, kështu që edhe vendet tona janë afruar më shumë njëri-tjetrit. Gjermania edhe në të ardhmen do të jetë partnerja juaj e mire.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency