Basha: Marshimi vazhdon , sot u tronditën themelet e ngrehinës së Ramës

0
119

 

 

lulzim-basha-1Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një mesazh falënderimi për të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme. Kryedemokrati ka shkruar se “sot u tronditën themelet e ngrehinës së Edi Ramës, por marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës”.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju që morët pjesë në marshimin e protestës duke i dhënë kuptim lirisë e kurajës qytetare. Asnjëherë më parë nuk është mbushur bulevardi me qytetarë të bashkuar si sot për të ndalur korrupsionin e krimin.

Sot janë tronditur themelet e ngrehinës se Edi Ramës dhe hajduteve të tij. Marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës, derisa qeverisjen t’ua kthejmë qytetareve”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency