Rikthehet rrota e historisë në Venezualë, opozita fiton zgjedhjet pas gati 20 vitesh

0
140

ff

Zyrtarët e zgjedhjeve në Venezuelë thonë se opozita ka fituar kontrollin e parlamentit, duke mposhtur fuqishëm partinë socialiste në pushtet.Autoritetet thane se opozita fitoi 99 nga 167 vendet në Asamblenë Kombëtare, ndërsa partia socialiste fitoi vetëm 46 vende, një sprapsje e madhe për socialistët në pushtet që kanë drejtuar vendin për 16 vjet.Presidenti Nicolas Maduro pranoi rezultatet e zgjedhjeve të së djelës gjatë një fjalimi në televizion.”Duke parë këto rezultate të pafavorshme, kemi ardhur këtu me moralin lart dhe standarte etike t’i pranojmë ato dhe t’u themi venezuelasve se kushtetuta jonë dhe demokracia kanë triumfuar. Ne pranojmë rezultatet sepse ato dalin nga elektorati,” tha presidenti Maduro.Analistët thane se votimi i së dielës ishte një referendum për politikat ekonomike socialiste të ish-presidentit Hugo Chavez dhe pasuesit të tij, Maduro.Një anketë muajin e kaluar tregonte se 55.6% e votuesve do të mbështesnin koalicionin e opozitës.Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, por rënia e çmimeve të naftës e ka lënë këtë vend me nivelin më të lartë të inflacionit në botë, me mungesë mallrash në treg dhe radhë të gjata për artikujt bazë.Drejtuesit e opozitës kanë akuzuar administratat Chavez dhe Maduro se kanë shtypur disidencën dhe kanë burgosur rivalët politikë dhe aktivistët.Në ngjarjen më të fundit që shkaktoi ankth kombëtar para zgjedhjeve, autoritetet arrestuan tre persona javën e kaluar lidhur me vrasjen e kandidatit të opozitës Luis Diaz në shtetin qendror të Guaricos.Diaz u vra në nëntor ndërsa po merrte pjesë në një miting politik së bashku me Lilian Tintorin, gruan e drejtuesit politik të burgosur Leopoldo Lopez. Zyrtarët e qeverisë kanë mohuar të kenë lidhje me vdekjen e zotit Diaz.V

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency