Parlamenti grek/Miratohen shkurtimet të mëdha për buxhetin e viti 2016

0
128

kkkkkkk

 

Pas pesë ditësh diskutimesh dhe një seancë të fundit prej dhjetë orësh që përfundoi mëngjesin e së dielës, parlamenti grek miratoi me shumicë votash,153 nga 298 deputetët e pranishëm në sallë, projektbuxhetin e vitit 2016 që paraqet shkurtime të mëdha në shpenzime dhe rritje taksash,masa të imponuara nga kreditorët e Greqisë në këmbim të paketës së ndihmës tre vjeçare prej 86 mld eurosh.
Qeveria Tsipras miratoi 5.7 mld euro shkurtime në shpenzimet publike. Prej tyre 1.8 mld në sistemin e pensioneve, 500 mln nga shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, mbi 1.5 mld euro do përfitohen nga kursimet dhe 2 mld të tjera nga rritja e taksave, prej të cilave 1.47 mld i përkasin vetëm rritjes së TVSH. Gjatë vitit të ardhshëm ekonomia greke përsëri do tkurret me 0.7% dhe pavarësisht nga shkurtimet, buxheti ende do të ketë një deficit më të madh se në vitin e kaluar, por ndërkohë do të ketë një tepricë primare prej 0.5% të PBB, i cili do të zvogëlohet përsëri duke shkuar në 174,4 mld euro. “Me projektbuxhetin e sotem provojme se kemi aftësinë për të udhëhequr këtë përpjekje të madhe dhe të vështirë sociale në rrethana tepër të pafavorshme. Por ne do të dalim nga kriza duke e shpëtuar shoqërinë dhe nëse do të duhet do të luftojmë përsëri do ta bëjmë, sepse dimë si të fitojmë edhe të vetëm, kur populli na mbështet”, tha Tsipras. Megjithëse kryeministri grek ka theksuar se ky është një buxhet i dhimbshëm për shumicën e popullit, ai ka thënë se për herë të parë në pesë vitet e fundit, janë rritur qoftë edhe më shuma modeste shpenzimet për për spitalet, është rritur sadopak mirëqenia sociale dhe numri i vendeve të punës. Votimi dhe miratimi i projektbuxhetit është një frymëmarrje për qeverinë Tsipras dhe koalicionin e saj që ka humbur dy ligjvënës gjatë miratimit të paketës së parë të masave disa javë më parë dhe ka vetëm tre deputetë me shumë se shumica absolute. Sfida e ardhshme e saj janë dy votime të rëndësishme në Parlament për sistemin e pensioneve dhe taksat për fermerët, për të cilat kanë shprehur kundërshtime të mëdha një pjesë e mirë e deputetëve të majtë. Synimi kryesor i kryeministrit grek është që pas rikapitalizimit të bankave që ka kërkuar shumë më pak kapitale së sa ishin parashikuar, të përfundojë miratimin e reformave deri në muajin shkurt, për të hapur më pas negociatat me kreditorët për reduktimin e borxhit kolosal të Greqisë, që do të rritet gjatë vitit të ardhshëm përsëri duke shkuar në 327.6 mld euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency