Këshillat e mjekut/Temperaturat e ulëta dhe sëmundjet në këtë stinë

0
316

 

 

tePërgatiti Entela Labaj

 

Si ndikojnë temperaturat e ulëta në shëndetin tonë?

I ftohti dhe temperaturat e ulëta përveç gjendjes gripale shkaktojnë dhe riaktivizim dhe rëndim të sëmundjeve kronike, sidomos rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kockave. Në kushtet ekstreme të motit shkaktojnë dhe hipotermi dhe ngrirje.

Cilat janë grup moshat më të rrezikuara nga temperaturat e ulëta?

I ftohti i madh përbën një kërcënim për shëndetin sidomos fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike. Por edhe më të rinjtë të shëndetshëm mund të vuajnë pasojat shëndetësore nga temperaturat e ulëta.

Si mbrohet organizmi njerëzor nga i ftohti?

Gjatë të ftohtit, uljes së temperaturave aktivizon sistemet e brendshme të rregullimit të temperaturave, të cilat në kushte normale ndikojnë në mënyrë konstante ekuilibrin termik të trupit me mjedisin e jashtëm. Një dietë adekuate ndihmon për të plotësuar kërkesat e rritura metabolike të trupit për prodhimin më të madh të brendshëm të ngrohjes.

Cilat janë temperaturat sipas gradëve që ndikojnë në organizimin e njeriut?

21º C – temperatura minimale që rekomandohet gjatë ditës për në shtëpi

18º C – temperatura minimale që rekomandohet për natën në dhomën e gjumit

nën 16 º C – mund të kemi ulje të rezistencës ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes

9-12 º C – rritje TA dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

5-8 º C – rritje e rrezikut për të gjitha sëmundjet

5 º C – përbën një rrezik të lartë hipotermi

Kush janë kategoritë e personave më të ndjeshëm ndaj të ftohtit?

Janë kryesisht personat me sëmundjet kronike, frymëmarrje, kardiovaskulare, sistemi endokrin, të lëkurës, syve, çrregullimeve mendore.

  1. Sëmundjet kardiovaskulare (IM, hormoneve, goditje në tru)
  2. Sëmundjet e frymëmarrjes (Astma bronkiale)
  3. Sëmundjet e kockave (Artritet, spondyloatrozat)
  4. Sëmundjet endokrine (D. mellitus)
  5. Çrregullimet neurologjike (sidomos personat që marrin mjekim me psikotropë)
  6. Sëmundjet e lëkurës (psoriazis, dermatiti, urtikarje, ekzema)

Temperaturat e ulëta, ndikimi në sistemin kardiovaskular

Kur temperatura në ambientin e shtëpisë është 11ºC, ose më pak mund të shkaktojë një ngushtim në enët e gjakut dhe kjo të pasojë rritje të presionit të gjakut. Trashja e gjakut më tej shton rrezikun e mpiksjes së tij dhe nëse këto mpiksje gjaku formohen në enët e gjakut të zemrës dhe trurit mund të çojnë në çoroditje në zemër dhe tru. Ulja e temperaturës në hapësirën e animi të një personi të moshuar me 1ºC jep rritje të tensionit arterial prej 1,3 mm Hg në presionin sistolik të gjakut për shkak të gjymtyrëve të ftohta dhe një temperaturë të trupit të ulët. Ilaçet që përdoren në tensionin arterial për trajtimin e saj dhe angina pectoris kanë nevojë për rregullim të dozave.

Kush janë disa këshilla për të sëmurët me HTA në temperatura të ulëta?

  1. Humbja në peshë (sidomos tek obezët) rënia në peshë ndikon përveç tensionit arterial dhe në uljen e kolesterolit, në rënien e sheqerit në gjak të D. Mellitus
  2. Shëtitja (pacientët me HTA duhet të ecin të paktën 2-3 herë në javë kur janë temperaturat e ulëta për 45 minuta (rreth 4 km)
  3. Lënia e duhanit (duhani shkakton çarjen e kapilarëve dhe në humbjen e elasticitetit të tyre. Përveç rritjes së tensionit arterial, duhani ndikon në shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilarëve bëhen më elastike dhe zemra punon me rritëm normal, nuk lodhet.
  4. Kontrollimi i stresit (stresi çon në rritje të tensionit arterial)
  5. Rrëgjimi ushqimor (preferenca më e mirë është peshku sardele, salmoni. Të eliminohen yndyrat dhe kripa në ushqim.
  6. Rregullimi i temperaturës së shtëpisë. I ftohti ndikon shumë dhe rëndon tensionin arterial. Prandaj ne mjekët zvogëlojmë sasinë e medikamenteve të tensionit arterial për shkak se nxehtësia ul tensionin arterial, i ftohti rrit tensionin arterial. Në këtë rast shtëpia duhet e ngrohtë aq sa duhet.
  7. Eliminimi i kripës (NA, pikërisht kripa është armiku kryesor i tensionit arterial. Kripa e tepërt rrit sasinë e lëngjeve në gjak dhe zgjeron arteriet që shkaktojnë rritjen e tensionit arterial. Sasia e kripës në ditë që duhet konsumuar është 4-5 gr

 

Nga ushqimet për tensionin arterial

  1. Çaj me valerianë dhe rozmarinë
  2. Çaj me gjethe ulliri dhe thelpinj hudhre
  3. Limoni me ujë këshillohet deri 2 muaj
  4. Bananet ulin tensionin arterial, kundër hemorragjisë cerebrale, ulin aciditetin e stomakut
  5. Çokollata e zezë çdo ditë dhe nga pak ul tensionin arterial
  6. Kakao, shega
  7. Propolisi (mjalti)
  8. Hurma (nga pikëpamja energjetike hurma është si një diell që hyn në kockat tona dhe i mbush ato me energjinë e nevojshme për të mposhtur sëmundjet dimërore.

Temperaturat e ulëta në sistemin respirator (të frymëmarrjes)

Kur moti është i ftohtë njerëzit kanë më shumë tendencë të rrinë në shtëpi ngrohtë dhe duke qenë të gjithë bashkë, kjo ndikon në përhapjen e infeksioneve (gjendjet fertile, gripi). Ekspozimi në temperatura të ulëta si në shtëpi dhe në natyrë ndikon mbi sistemin imunitar, zvogëlon kapacitetin e mushkërive për të luftuar infeksionin dhe rrit shtrëngimin e rrugëve të frymëmarrjes. I ftohti shkakton një rritje të sekrecioneve mukoze dhe lirimin e një substance (histaminë) të cilat çojnë në marrje frymë me vështirësi dhe keqësimin dhe rëndimin e tyre si të astmës bronkiale, SPOK dhe të vështirësojë ecjen dhe lëvizjen në të ftohtë.

Temperaturat e ulëta tek fëmijët

Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit gjatë dimrit është se i veshin trashë fëmijët e tyre në ambiente të mbingrohura si në shkollë apo në shtëpi. Kjo gjë i vendos në rrezik për t’u ftohur.

Disa këshilla se si duhet të veprojnë me fëmijët tanë për ti mbrojtur nga stina e ftohtë.

  1. E para gjë që duhet t’u garantojmë një numër orësh të caktuar për të fjetur të paktën 10-12 orë
  2. Është e rëndësishme që të mos hajë jashtë vaktit, por këto vakte të jenë të bollshme. Të sigurohen 4-5 racione me fruta dhe perime ndërmjet vakteve bazë.
  3. Kurrë nuk duhet të mbulohen shumë, të vishen në mënyrë të tillë që të jenë të mbuluar mirë në ambient të jashtëm dhe të ftohtë dhe më lehtë kur të jenë në ambient të brendshëm.
  4. Mbajtja e një higjiene të mirë totale përveç dhëmbëve dhe hundës
  5. Është e rëndësishme që fëmijët të luajnë në ambient të hapur 2-3 herë në javë dhe të mund të ecin.

Temperaturat e ulëta, si të mbrojmë lëkurën nga komplikacionet?

Temperaturat e ulëta shkaktojnë një sërë ndikimesh negative në lëkurë, manifestimi i të cilave bëhet nëpërmjet tharjes dhe çarjes së lëkurës, shfaqjes së ekzemave dhe shumë komplikacioneve të tjera. Fytyra dhe duart janë një ndër pjesët më të ekspozuara për temperaturat e ulëta. Lëkura ka shumë funksion dhe mes tyre përmendim funksion mbrojtës dhe termo-rregullator. Disa nga komplikacionet e lëkurës janë:

  1. Tharja e lëkurës (trajtim me kremra që përmbajnë ure. Aplikohet kremi pas larjes së lëkurës. Për çarjen e buzëve përdoren emolientë në formë buzëkuqi).
  2. Inflamacioni I lëkurës (shfaqen kur lëkura ekspozohet për kohë të gjatë në temperatura të ulëta. Preken fëmijët dhe adoleshentët. Zona më e prekur janë pjesët fundore të gishtave të këmbës dhe duarve, lëkura e hundës, veshët në pjesën e llapës. Fillimisht ka: skuqje dhe edemë e lëkurës që shoqërohet me një ndjesi të djegies. Me kalimin e kohës lëkura merr ngjyrë violet dhe fillon prurit (e krojtura) dhe lëkura ulçerohet duke krijuar plagë. Individët që kanë këtë predispozitë duhet të përdorin shall, kapuç, doreza, këpucë jo të ngushta dhe t’i drejtohen mjekut dermatolog.
  3. Alergjitë e lëkurës (klinika: me skuqje, edemë dhe kruajtje të lëkurës)
  4. Ekzemat, në periudhën e dimrit acarohen më shumë (klinika: skuqje, kruajtje, sekrecione serioze, kore)

Temperaturat e ulëta ndikojnë në sëmundjet e stomakut

Gastriti dhe ulcera gjatë stinës së dimrit agravohen më tepër. Disa nga ushqimet që përmirësojnë ulçerën:

  • Djathë dhe qumësht (përzierja e tyre jepet një lugë gjelle para buke çdo vakt + panxhar i kuq + lule basani + orizi + supa + mjalti + raki çdo mëngjes 30-40 gr raki + bananet)

Dimri është stina më e ftohtë e vitit dhe gjatë kësaj stine sekretimi i lëngjeve të stomakut është më i tepërt.

Masat mbrojtëse në këtë periudhë:

  • Konsumimi i ushqimeve me karakteristika të ngrohta si: mish qengji, mish viçi, hide, mollë, portokall, karota, arra, patate janë të përshtatshme për shëndetin e stomakut në dimër.
  • Konsumimi i tre vakteve në një kohë dhe sasi të caktuar
  • Konsumimi i ngadaltë dhe përtypja e plotë e ushqimeve
  • Shëtitja pas vaktit
  • Veshje pambuku
  • Ekuilibri emocional

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency