Teheran/ – Irani ka për detyrë të ulë tensionet midis Moskës dhe Ankarasë

0
120

iran6

 

Irani ka për detyrë të zbusë tensionet aktuale midis Rusisë dhe Turqisë, deklaroi Ali Akbar Velayati, këshilltar diplomatik i Liderit Suprem, Ali Khamenei, cituar sot nga agjencia zyrtare e lajmeve Irna.“Ne nuk duhet të mbajmë anën e askujt, por duhet të zbusim tensionet mes dy vendeve fqinjë të Iranit”, deklaroi Velayati. Sipas tij, nuk është mirë fakti i të pasurit të vatrave të reja të tensioneve përveç atyre që tashmë ekzistojnë në rajon.Rrëzimi më 24 nëntor të një avioni luftarak rus nga aviacioni turk në kufirin sirian ka ngjallur një krizë serioze në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës, e shoqëruar me akuza të ndërsjellta nga të dyja palët.Të mërkurën Moska akuzoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe familjen e tij se kanë përfitur nga tregtia kontrabandë e naftës e cila është livruar nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik (ISIS) në Siri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency