Ja e vërteta e sherrit mes Stine dhe Florit

0
101

ffffffffffffff

Është shkruar shumë për sherrin mes Stines dhe Florit pas finales së Këngës Magjike 2015. Nga shumë variante që janë treguar, qëndron fakti se ka qenë Stine ai që e ka goditur Flori Mumajesi.

Nga disa burimet, sipas Anabel, duket se gjithçka ka zënë fill nga proçedura e votimit, sepse Stine e ka votuar Florin me 26 nga 30 pikë, ndërsa Flori e ka vlerësuar me vetëm 2 pikë. “Të kam dhënë 2 pikë jo prej këngës, por sepse ti s’di të këndosh”, i ka thënë Flori Stines, kur ky i fundit i është hakërryer duke i thënë: “Pse më ke dhënë 2 pikë?”. .

Nga kjo Stine është nervozuar shumë më tepër, duke e goditur kantautorin Mumajesi në ballë me një objekt të fortë dhe të mprehtë, me gjasë një shishe e thyer. Këndimi live në Kënga Magjike 2015 ka ndryshuar tërësisht mekanizmat e vlerësimit të këngëtarëve për njëri-tjetrin.

Ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin gjatë provave dhe spektaklit, për të vlerësuar më pas performancën në tërësi, duke gjykuar jo më vetëm këngën, por mënyrën sesi ajo përcillej nga interpretuesi. Sipas Florit, ka qenë interpretimi i Stines ai që ia ka ulur pikët ‘Çiftit Simpatik’.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun pranë Pallatit të Kongreseve, në kohën kur Aurela Gaçe u shpall fituese e Këngës Magjike 2015. Stine e ka ndjekur Florin nga pas ndërsa ai ka qenë duke dalë nga Pallati i Kongreseve, duke i kërkuar shpjegim për pikët e pakta që ai i ka dhënë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency