Italianët i kërkojnë shqiptarëve të verifikoje pasuritë e vëllezërve Tahiraj

0
146

 

vellezerit-tahirajAutoritetet italiane i kanë kërkuar palës shqiptare që të verifikoje pasuritë e vëllezërve Tahiraj dhe familjareve të tyre në Shqipëri. Gazmend dhe Azem Tahiraj u arrestuan në një operacion antidroge në Veneto të Italisë, që çoi në sekuestrimin e 130 kilogramëve kokainë.Banda ku ata bënin pjesë dyshohet se ishte i lidhur me organizatën mafioze “Ndragheta”. Policia italiane ia ka dërguar kërkesën Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Autoritetet italiane dyshojnë se një pjesë e fitimeve të përfituara nga shitja e paligjshme e drogës mund të jenë investuar në Shqipëri.Dy vëllezërit Tahiraj kishin vënë në dispozicion të organizatës kriminale, restorant “Laterna” në Venezia, në pronësi të Gazmend Tahirajt. Në momentin e arrestimit atyre iu gjet rreth 1 kg kokainë dhe një sasi marijuanë, gati për tu shpërndarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency