Flet Altin Goci, në lidhje me sherrin mes Stines dhe Florit

0
129

 

aaAltin Goci ishte këngëtari i parë që pa Flori Mumajesin të gjakosur në shkallët e Pallatit të Kongreseve. Në një intervistë për “Panorama” ai tregon detajet e kësaj ngjarje të shëmtuar.

Altin çfarë di ti për ngjarjen e mbrëmshme ku Stine qëlloi Flori Mumajesin?

Ngjarja ka ndodhur teksa Aurela Gaçe ishte ngjitur në skenë dhe po këndonte këngën fituese. Ne, ndryshe nga herët e tjera që ku këndon fituesi të gjithë këngëtarët dalin në skenë, na i ishte thënë që kjo gjë nuk do ndodhte këtë herë. Ndërkohë që Aurela po këndonte unë po largohesha nga Pallati i Kongreseve  dhe po dilja nga dera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Aty ndodhi ngjarja?

Kur unë dal te dera gjej Florin të mbuluar në gjak dhe Stine që po largohej. Pra ngjarja ka ndodhur maksimumi 30 sekonda para se unë të dilja.

Çfarë bëre ti?

Unë u llahtarisa nga ajo skenë që pashë. Lajmërova menjëherë ‘security’, kur ata erdhën, u mblodhën edhe këngëtarët e tjerë. Pashë që Flori ishte i vetëdijshëm, nuk i kishte humbur ndjenjat dhe menjëherë është dërguar në spital. Ajo zonë aty është në errësirë të plotë. Nëse aty do të kishte ndriçim dhe security kjo ngjarje mbase nuk kishte për të ndodhur.

Përse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje? Pasi u përfol se shkak ishte numri i vogël i pikëve që Flori i ka dhënë Stines…

Këtë nuk e di.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency