Berisha: Ky buxheti i katastrofës, qeveria i shndërron gënjeshtrat në shifra

0
140

 

berisha-bushati

Ish-kryeministri: Rama u servir të tjerëve injorancën si argument, nuk thotë kryeministri defiçitit për borxh dhe borxhit për defiçit se janë kategori krejtësisht të ndryshme

Gëzim Saliu

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si katastrofë për vendin buxhetin e propozuar nga qeveria për vitin 2013. Në fjalën e tij në seancën maratonë, ish-kreu i qeverisë shqiptare theksoi se mungesa e investimeve publike dhe të ardhurave janë shkaqet kryesore që do sjellin probleme të mëdha në ekonominë e vendit. “Me keqardhje të thellë ju them se në rast se për dy vite kam denoncuar nga kjo platformë buxhetin e gropës, me keqardhje të thellë sot denoncoj buxhetin e katastrofës. Ju garantoj dhe do jemi këtu çdo muaj para syve tuaj do të zhvillohet kjo katastrofë ekonomike në të cilën e zhyti kjo mazhorancë ekonominë shqiptare. Të dalë këtu Ministri i Financave dhe të shtrojë pyetjen çlidhje ka rritja me buxhetin? Kjo tregon se je një qenie jashtë kohe dhe hapësire në raport me financat. TVSH dhe të ardhurat prej saj janë shtyllat kryesore për rritjen. Investimet publike janë shtyllë tjetër në rritjen ekonomike. Ajo që quhet rritje ekonomike në Shqipëri,20% e ka safi nga sektori publik. Kemi të bëjmë me një buxhet katastrofe dhe lumturorë që flasin nën efekt. Lumturi këtë vit, lumturi qytetarë.”, tha ai.

Qëndrimi

Sipas ish-kryeministrit qeveria mashtron me shifrat, duke paraqitur injorancën si argument. “Kur kjo maxhorancë shndërron gënjeshtrat në shifra, shndërron grafiqet në gënjeshtra, shndërron të dhënat në falsifikime e mashtrime, shifrat i injoroni, i harroni, nuk operoni dot me to. Paraqiti një zinxhir të pafund orësh të gjata injorancën si argument. Dhe kur ti u servir të tjerëve injorancën si argument është një problem shumë madhor. Nuk thotë kryeministri defiçitit për borxh dhe borxhit për defiçit se janë kategori krejtësisht të ndryshme”, tha Berisha. Ndërkohë gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha ironizoi dhe parafolësin Ervin Bushati, por i rekomandoi ta këshillojë Kryeministrin e tij mbi ekonominë. “Të flasësh pas “Chicago school” me taksë progresive është pizare, por e ka nga halli dhe jo nga malli parafolësi. Të paktën ka kurajon aty në Komision dhe thotë jam “Chicago school”. Kur njeriu që foli 3 orë këtu, foli si Elifi Matrak, paraqiti një zinxhir pafund orësh të gjata si argument. Disa herë jam ndalë me termat që përdor. Ai më mirë të këshillohet me ty, se ti ja thua(i drejtohet Ervin Bushatit). Se nuk thotë Kryeministri difiçiti për borxh dhe borxhi për defiçit, se janë kategori krejtësisht të ndryshme. Dhe del këtu Elif Dymetrelik dhe u thotë shqiptarëve atë që nuk e thotë veçse një analfabet”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency