Situata në Kosovë/Berisha, qeverisë: Mos ndërhyni njëanshmërisht. S’bëhet guerrilasi në parlament, por në mal

0
121

 

BerishaNa fjalën e tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha u ndal edhe tek zhvillimet në Kosovë ku kërkoi nga qeveria shqiptarë që të mos ndërhyjë në situatën e krijuar duke shprehur njëanësi në qëndrime. “Denoncoj dhe dënoj ndërhyrjen e Tiranës në problemet e Kosovës. Njerëz të padenjë janë manipuluar duke bërë sulme e insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Të ndërpriten këto ndërhyrje, ne jemi të detyruar e destinuar që të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak. Mesazhet e njëanshme janë të dënueshme. Nëse ju bërtisni me njëanësi, më thoni mua në cilin parlament të botës hidhen bomba me gaz? Në cilin parlament kryhen veprime guerrilase? Do të bësh guerrilasin, dil në mal por jo në sallë të parlamentit. Çfarë tha John Kerry dje. Atë që s’doni ju tha. Gazi në parlament, është i papranueshëm tha”, u shpreh Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency