Replikat/Balla: Kishe pseudonimin “dizenjatorja”. Topalli: I çoje kafe Agim Isakut, se Nano s’të fuste në zyrë

0
157

 

topalli

Debate dhe replika të forta shkëmbyen dje në seancën parlamentare ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe deputeti i PS-së Taulant Balla. Ky i fundit gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit publikoi disa fotografi të cilat sipas tij tregojnë lidhjet e Berishës me udhëheqësit komunist. “Janë dy personazhe në këtë Kuvend që ngjajnë copy paste me dy personazhe filmash. Kjo që sapo foli ngjan copy-paste me brigadieren tek filmi “Parrullat” dhe ai që iku para pak është njëlloj personazhi i sekretarit të partisë tek filmi “Vdekja e Kalit”. Njëlloj të dy. Ngjajnë, hallall ia bëftë dora atij që ka shkruar skenarët e atyre dy filmave se të paktën na kanë ngurtësuar në histori këta dy personazhe partiakë”. Në replikë me deputetin e PS, ish-kryetarja e Kuvendit tha se Balla është i vetmi nga ligjvënësit socialistë që ka kurajo ti dalë zot krimit. “I njohur si shpifës me pagesë. E di pse je rritur ti me karrierë? Ti karrierën e ke filluar duke i çuar kafe Agim Isakut, as Fatos Nanos nuk i hyje dot në zyrë. E ke ngjit karrierën vetëm se shpif pa masë. Mendimet e mia i them aty ku jam. S’të lë ty të shpifës as për kryetarin e partisë. Ka vendim të gjykatës së Strasburgut”, tha ajo. Kjo deklaratë e deputetes demokrate duket se ndikoi më shumë në ashpërsimin e debatit, pasi Balla tha se Topalli ka qenë bashkëpunëtore me regjimin e kaluar. “Unë kam lindur në ‘77 zonjë, dhe nuk kam pasur mundësi që të kem qenë as anëtar partie. Sa për prindërit e mi, njëri mësues, tjetra infermiere njerëz të ndershëm. Ti ke një problem sepse ty komunizmi të ka lënë me pasoja. Ti zonjë thonë që ke pasur pseudonimin “Dizenjatorja”. Ke instituti ministrit kafet i bëje ti. Unë nuk kam bërë karrierë me kafe, ti shiko se ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë ti. Nuk po ta them sot. Po ta kursej kësaj radhe.”, pohoi ai. Në kundërpërgjigje të Ballës, Topalli tha se ai prej thuajse 10 vjetësh në parlament vetëm shpif. “Nxirr jashtë Parlamentit të gjithë ata që shpifin pa u ndalë. Tani ti djalë ke 10 vite që shpif. Mbylle gojën, dëgjo! Ke 10 vite që çohesh dhe përpiqesh dhe mendon se më godet mua aty ku është pika ime më e fortë. Unë nuk e di çfarë do kisha bërë sikur të më kishin torturuar. Qesh more qesh se kjo është dita jote, janë kohë të marra”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency