Standard.al

Nuk plotësuan kreditet/QKEV cakton provimin e certifikimit për mjekët në 21 dhjetor

 

largea_mjeket-proteste_1-jpg1423150902Lista_e_mjekeve_Bordi_Dhjetor_2015

 

Lista e plotë me emrat e mjekëve që nuk kanë plotësuar kreditet

 

Provimi i certifikimit për profesionin e mjekut do të zhvillohet më 21 dhjetor 2015. Janë 656 mjekë në të gjithë vendin, të cilët nuk mblodhën numrin e kërkuar të krediteve gjatë ciklit të parë të edukimit në vazhdim. Sipas Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, ndërkohë që pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me një dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë) si dhe me një fotokopje të saj. Sakaq, mjekët duhet të paraqiten 30 minuta përpara fillimit të provimit si dhe të kenë me vete faturën e pagesës, e cila shkarkohet online, në faqen “qkev.gov.al”, dhe më pas të paguhet 10 mijë lekë të reja. Kalimi me sukses i këtij provimi është kusht për vazhdimin e ushtrimit të profesionit. Provimit të certifikimit i nënshtrohen mjekët, stomatologët dhe farmacistët në zbatim të Nenit 33l, “Për edukimin e vazhdueshëm profesional”, të ligjit nr. 76/2015, datë 16.7.2015, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë, të gjithë ata profesionistë të cikët nuk arrijnë të marrin asnjë kredit të edukimit të vazhdueshëm u pezullohet punësimi ose kontratat në institucionet shëndetësore. Ndërkohë që, rifitimi i së drejtës për punësim ose kontrata me institucionet shëndetësore bëhet pasi profesionisti t’i jetë nënshtruar provimit të certifikimit. Nëse profesionisti i shëndetësisë mbledh kredite të edukimit të vazhdueshëm, por më pak se limiti i kërkuar, ai duhet t’i nënshtrohet provimit të certifikimit brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit .

Comments are closed.