Ish- ministri i Financave: “Metodë e njohur që lyen me zink kundërshtarin për t’u dukur më i bardhë në pasqyrën që sheh veten e tij”

0
110

 

BOPas prezantimit nga ana e kryeministrit Rama të p/buxhetit të vitit 2016, e mori fjalën ish- ministri i Financave, deputet i PD-se, Ridvan Bode, i cili tha se kjo ishte apologjia e dështimit të kësaj qeverie, apologji e pamundësisë, paaftësisë dhe mungesës së përkushtimit që kjo qeveri dëshmon ndaj problemeve që ka për qeverisjen e vendit. “Metodë e njohur që lyen me zink kundërshtarin për t’u dukur më i bardhë në pasqyrën që sheh veten e tij”, tha ish- ministri i qeverisjes së djathtë.

Bode tha se buxheti nuk i përgjigjet pritshmërive të qindra mijëra familjeve shqiptare që lidhen me politikat e qeverisë për pagat, pensionet apo shërbimet, apo atyre familjeve që kanë biznese e që lidhen me oreksin e kësaj qeverie. Duke renditur disa nga ato që deputeti i djathtë i konsideroi rekode negative, si programimin më të ulët të të ardhurave me rreth 400 milionë dollarë apo rritjen e borxhit me 12 pikë përqindje, Bode tha se kjo qeveri ka dështuar në mbledhjen e taksave të rritura.

“Janë programuar 400 milionë dollarë më pak në krahasim me një vit më parë, teksa taksat janë rritur për dy vite me radhë”, deklaroi Bode. Sipas tij, efekti nga rritja e taksave për dy vite me radhë është rreth 430 milionë dollarë, ndërsa të ardhurat janë 330 milionë dollarë më të larta se në 2013-ën. “Mungojnë 100 milionë dollarë në buxhet nga taksat e rritura”, tha ai.

Kjo, sipas tij, vjen për shkak të evazionit e kontrabandës së lartë në dogana si dhe mos zbatimit të taksave për bizneset e lidhura me pushtetin, përndryshe vijoi, Bode nëse ballafaqojmë shifrat ekonomia nuk u rrit sic pretendohet me 2.7 5 por u ul me 5 %.

Bode po ashtu akuzoi qeverinë se me pretendimin se po shlyen borxhet e prapambetura që i ka deklaruar 726 milionë dollarë e që në fakt vetëm 500 milionë dollarë janë çertifikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka rritur borxhin nga 61.9 % te PBB-se, në fund të vitit 2013 në 74 % te PBB-se, në fund të muajit të shkuar.  “Vetëm nga Banka Botërore e FMN-ja ka marrë 500 milionë dollarë për të mos folur për daljet në tregjet ndërkombëtare financiare apo tregun e brendshëm”, tha Bode.

Bode, referuar rënies së çmimit të naftës në bursa, sqaroi se pagesa e importuesve bëhet me lekë dhe se dollari është rritur nga 106 në 128 lekë. “Shqiptarët këtu i paguajnë importuesit në lekë dhe dollari nga 106 lekë është 128 lekë. Janë rreth 20 e ca lekë për litër që duhet t’i kishim marrë më shumë, po ku i kanë dhe nuk i bëjën hesapet me leke, me tregun me çmime më të larta të karburantit në të gjithë rajonin”, tha Bode.

Sipas tij, njofton ATSH, mospagesa e TVSH-së për HEC-et private është faktor për mosrealizimin e parashikimit të qeverisë, për të cilën kryeministri Rama tha se ka rënie të importit të energjisë. “TVSH e energjisë elektrike llogaritet dhe paguhet mbi bazën e çmimit përfundimtar që ka te qytetari dhe nuk ka rëndësi nëse vjen te importi. Me këtë zbuluan faktin se nuk kishin paguar TVSH e të gjithë HEC private që prodhojnë energji, që në procesin e pagimit të taksave do të rimbursohen në pjesën e rimbursueshme. Të gjitha janë thjesht apologji për të fshehur evazionin e madh që ka në sistemin e doganave”, tha Bode.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency