Standard.al

Grabitet me armë mjeti i blinduar, merren miliona euro që do të dërgoheshin jashtë

 

 

grGrabitësit kishin dijeni të saktë për lëvizjen e shumës së parave. Transferim i parave po bëhej nga banka shqiptare në një bankë tjetër jashtë Shqipërisë të nivelit të dytë. Veç monedhave, dyshohet se ka pasur edhe sasi ari. Deri tani, policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve edhe 6 punonjës të kompanisë së sigurisë.

 

Disa miliona euro janë grabitur mesditën e djeshme nga autoblindi i “Rogat Security” i cili po transportonte para drejt Rinasit. Pas grabitjes e cila ka zgjatur 3 minuta në kryqëzimin e Laknasit në rrugën Tiranë-Rinas autorët janë larguar me 4 thasë me para, ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur rojet e “Rogat Security”. Paratë ishin të Credins Bank dhe po transferoheshin jashtë. Burime nga policisë bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se janë grabitur mbi 3 milionë euro. Ndërsa fillimisht u raportua për vjedhjen e vetëm 50 mijë euro. Grabitësit kishin dijeni të saktë për lëvizjen e shumës së parave. Transferim i parave po bëhej nga banka shqiptare në një bankë tjetër jashtë Shqipërisë të nivelit të dytë. Veç monedhave, dyshohet se ka pasur edhe sasi ari. Deri tani, policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve edhe 6 punonjës të kompanisë së sigurisë. Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF, ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur iu ndërpre rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona. Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të “City Park” duke e djegur.

 

Ngjarja sipas policisë

“Më datë 3 dhjetor 2015, në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Rogat Security” të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë.

Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF të cila ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur ju ndërpritet rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona. Në këto momente mjetet janë ndaluar nga mjeti tip fuoristradë nga e cila kanë zbritur disa persona të veshur me pajime policie, maska dhe armë zjarri, të cilët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar me automjetin e tyre. Dyshohet gjithashtu që këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të City Park duke e djegur. Janë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë, 6 punonjësit e policisë private për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur. Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes si edhe kapjen e autorëve duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Policisë dhe ngritur pika kontrolli”, – thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

 

Grabitjet e bankave

Kjo është grabitja e dytë ne 2015 ku persona të veshur me uniforma ushtarake grabisin autoblindat e transportit të vlerave monetare. Në janar, nga një bankë e nivelit të dytë u grabitën 3 milionë po në mënyrë spektakolare në momentin që paratë po bëheshin gati për t’i transportuar jashtë Shqipërisë.

 

Vendimi i gjukatës

Trafikonin njerëz për në SHBA, 59 vite burg për 5 persona

 

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 59 vjet burgim në total 5 persona, të akuzuar nga Prokuroria për Krime të Rënda si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të procesit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda i konsideroi fajtor për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për shpalljen e tyre fajtor dhe vendosi si më poshtë: Nertil Previzi dënohet me 11.6 vjet burgim, Fatos Fasko dënohet me 14 vjet burgim, Enver Karaj dënohet me 13 vjet burgim, Fatmir Bakalli dënohet me 11.6 vjet burgim dhe Nikoll Kolaj dënohet me 9 vjet burgim. Sipas të dhënave të administruara në dosje rezulton se procedimi penal në ngarkim të të pandehurve ka filluar pas marrjes së informacionit për kryerje vepre penale nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas informacionit të marrë shohim se veprimtaria e të pandehurve shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 e në vijim, dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-në. Personat që nisen me drejtim SHBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. Me qëllim gjetjen e personave dhe krijimin e kontakteve me ta rezultojnë të pasqyruara udhëtimet e të pandehurve në drejtim të qyteteve të ndryshme, konkretisht përmendim udhëtimet e të pandehurit Fatmir Bakalli për të realizuar takime me bashkëpunëtorët e tij, të cilët sigurojnë klientelën. E gjithë lëvizja e personave kryhet nëpërmjet dhënies së një pagese, e cila varion nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $.

Comments are closed.