Blushi: Zgjedhjet e parakohshme, do bëhen me ata që s’guxon të bëjë zgjedhjet në Parti

0
123

 

 

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi./r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Ben Blushi ka marrë fjalën në seancën maratonë të parlamentit për buxhetin e shtetit. Ai ka qenë kritik si ngahera me qeverinë edhe pse është pjesë e mazhorancës. Ai iu drejtua opozitës me fjalët: Ju po kërkoni zgjedhje të parakoshme nga ky këtu mbrapa (bën me shenjë nga karrigia e Ramës). Nga ky që nuk ka guxim të bëjë zgjedhje në parti”.

Pasi shprehu veretjet e tij për buxhetin e shtetit ai tha se do ta votoj por me hundë mbyllur.

“Unë besoj që në dy vjet qeverisje ne kemi arrit jo me qëllim por për hir të vërtetës ta pastrojmë Shqipërinë nga të varfrit. Po ua bëjmë të varfërve jetën më të vështirë. Është sot jeta e një të varfëri më e lirë në Shqipëri? A e ka më të lehtë të gjejnë një punë? A përfiton asistencë sociale? A i është rritur paga? A paguan më pak borxh që nuk e merr vetë por qeveria e merr në emër të tij? A është një i varfër sot i detyruar të shkojë në emigracion. Që është më shumë se 100 mijë persona në vit. A mund të gjej punë një i varfër nëse ai nuk është pjesë apo komisione për numërimin e votave të një partie? Jeta e një të varfëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo shumicë jonë i ka tradhtuar të varfrit, ndoshta jo me qëllim por me sukses. Më mirë i shkoj të vërtetës sesa partisë. Kjo qeveri nuk është modeste dhe kur nuk je modest e ke të vështirë të përfaqësosh të varfrit. Të gjitha qeveritë qe e nisën për të luftërat varfërinë e dinë që varfëria luftohet me modestinë. Këtu nuk u fol kundër varfërisë por u fol kundër atyre që thanë se varfëria është shtuar. Unë nuk jam opozitar. Nuk është problemi që i mungojë paratë, por dy gjëra më të vyera. E para janë idetë dhe e dyta modestia. Këto janë më të shtrenjta sesa paratë”, u shpreh Blushi.

Për të ilustruar se kjo qeveri nuk e njeh varfërinë, Blushi solli shembullin e ish-presidentit të Brazilit, i cili nga sindikalist u bë kreu i shtetit. Blushi tha se presidenti Lula formoi një qeveri me brazilianë të shkolluar jashtë vendit dhe për t’u treguar varfërinë u bëri ministrave një xhiro në periferitë më të varfra, ku gjysma e kabinetit nisi të qajë gjatë këtij udhëtimi.

“Imagjino kjo të ishte bërë në Shqipëri… unë mendoj se qeveria nuk e njeh varfërinë. A e njeh qeveria varfërinë? E di që përgjigja është gatshme: “Kështu e gjetëm”. Po pse me këtë do merremi ne. A e di çfarë mendon një i varfër kur sheh këtë parlament ku shumica nuk janë të varfër. Ata nuk dihen të përfaqësuar. Qeveria nuk e njeh dhe nuk e di se çfarë është varfëria realisht. Çfarë ka ndrydhur për dy vjet? Unë jam anëtar i kësaj shumice. A ka ndryshuar modeli ekonomik? Unë kam dëshirë të besoj se ka ndryshuar por e kam të vështirë ta vërtetoj se ka ndryshuar. Janë shtuar zërat që kjo shumicë ka brenda saj një pakicë që pengon reformat. Ky është justifikim jo argument”, deklaroi Blushi.

Deputeti bëri dhe një propozim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për matur sesa e ka kjo qeveri mbështetjen e të varfërve. Por, Blushi shtoi se kreu i qeverisë nuk e ka guximin për ta bërë një gjë të tillë. Më tej Blushi foli dhe për koncesionet duke thënë se nuk është kundër tyre, por tha se duhet vendosur një kufi për të përcaktuar se kush nuk duhet të jepet me koncesion.

“Nuk jam kundër koncesioneve, por ajo që po ndodh sot në Shqipëri është ekzagjerim, tendenca e qeverisë për të lëshuar gjith}ka dhe çdo gjë. Koncesionet kanë dështuar nuk kanë ulur kostot, kanë shtuar korrupsionin. Kufi i koncesionit nuk duket sot në horizont. Qeveria ka detyrim të përcaktoje çfarë nuk jepet me koncesion. Një pjesë e shërbimeve nuk mund të jepen me koncesion. Ta japim ushtrinë me koncesion? Nuk e bëjmë dot. Ta japim shërbim diplomatik me koncesion. Nuk funksionon kjo, jo gjithçka jepet. Se në fund fare kush ia delegojmë ne pushtetin privatit?”, tha ai.

Në fund, Blushi theksoi se pavarësisht të gjithë kritikave ai do ta votojë buxhetin. “Ky buxhet që kemi sot për fat të keq është një akt rutinë kemi 15 vjet që e shohim është njësoj. Është po aq konfuz, po aq pa ide sa 10-15 që kanë kaluar në këtë parlament. Vetëm një gjë bën, kufizon borxhin dhe shpresoj ta bëjë. Por kjo do të thotë se ky nuk është një buxhet zhvillimi por korrektimi. Me gjithë këto që thash unë do ta votoj këtë buxhet”, tha ai.

Blushi citoi gazetarin e njohur italian, i cili ka shkruar dhe për Shqipërinë në kohë kur vendi ynë ishte i pushtuar nga Italia, i cili edhe kur ishte i lodhur duke votuar gjithnjë të djathtë, kur e pyetën që sërish do ta votosh të djathtën, ai u përgjigj po, por me hundën mbyllur. “Edhe un do ta votoj por duke mbyllur hundën”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency