Atentati/Vritet biznesmeni në Durrës, shpallet në kërkim shoku i tij

0
143

 

 

ppNjë biznesmen 39-vjeçar nga fshati Karpën i Maminasit është vrarë pas mesnate nga shoku i tij, personi i dyshuar është Miran Tila, i cili është shpallur në kërkim. Policia gjeti trupin e pajetë të Arben Hasës në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalëzit në rrethin e Durrësit, i cili është qëlluar me automatik. Burime nga policia kanë bërë të ditur se motiv i këtij krimi dyshohet të jetë bërë një konflikt i lindur disa muaj më parë mes dy miqve për çështje morali. Fillimisht blutë e qytetit bregdetar gjetën të braktisur automjetin e biznesmenit që operonte në sektorin e materialeve të ndërtimit në fshatin Shkallë të Manzës. Brenda makinës tip “BMW” me targa AA 938 DR policia gjeti njolla gjaku, 2 fishekë dhe një gëzhojë automatiku. Menjëherë uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje të dyshimtë dhe në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i Arben Hasës anë rrugës i hedhur mes disa shkurreve. Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin Miran Tila 43 vjeç me banim në Manëz, i cili është shokë me viktimën. Burime nga policia e Durrësit thanë për Shqiptarja.com se autori ka shkuar në shtëpinë e 39-vjeçarit Hasa në fshatin Karpën dhe i ka kërkuar ta çojë me makinë në banesën ku jeton autori, në fshatin Manëz të Vjetër. Arben Hasa është treguar i gatshëm, por gjatë rrugës për arsye ende të pamësuara dy miqtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe aty autori ka qëlluar me automatik duke e lënë të pajetë Hasën. Pas krimit autori e ka hedhur trupin e pajetë të biznesmenit në fshatin Manëz të Vjetër dhe ka vazhduar të ecë me makinë deri në një pjesë rruge pranë fshatit Shkallë, ku më tej e ka braktisur automjetin e mikut të tij duke u larguar në drejtim të paditur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency