SHBA – Obama: Pista terroriste e mundur në masakrën e Kalifornisë

0
149

ooooPresidenti amerikan, Barack Obama e gjykoi të mundur se sulmi i përgjakshëm i kryer një ditë më parë në Kaliforni kishte një motiv terrorist, por shtoi se ende nuk jemi në dijeni.

“Sigurisht që është e mundur që kjo ngjarje të jetë e lidhur me terrorizmin, por nuk e dimë me saktësi tani”, theksoi ai.

Obama u shpreh në përfundim të një takimi të Këshillit kombëtar të Sigurimit, pas një sulmi të kryer nga një çift që shkaktoi të paktën 14 të vdekur në San Bernardino dhe për të cilin policia nuk ka përjashtuar pistën terroriste.

Barack Obama urdhëroi vendosje në gjysmë shtizë të flamujve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat e tjera zyrtare të SHBA-së në shenjë respekti për viktimat e sulmit në San Bernardino (Kaliforni).

“Kjo masë do të aplikohet deri të hënën”, theksoi ekzekutivi amerikan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency