Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Totozani: Është shkelur ligji për punësimin e tyre

0
101

 

 

toSot, në ditën ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Avokati i Popullit Igli Totozani ka adresuar një sërë problematikash për këtë kategori të popullsisë. Sipas Totozanit, shkelet në mënyrë të vazhdueshme legjislacioni për personat me aftësi të kufizuar, duke argumentuar se ata nuk kanë akses në transportin urban dhe në rimbursimin e biletës etj.

“Mbetet shqetësues fakti se nuk zbatohen dispozitat ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Mungon ndërhyrja e shtetit nëpërmjet qendrave publike të formimit profesional për përshtatjen e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës, apo mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit i programeve për përshtatjen e vendeve të punës”, thotë Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit ka listuar disa shërbime që nuk ofrohen për këtë shtresë të popullsisë, sipas legjislacionit në fuqi.

-Mungon përshtatshmëria në ambjentet publike dhe private për këta persona. Godinat e reja ose ato të rikonstruktuara nuk janë përshtatur, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet e posacme, urdhërat dhe udhëzimet për përshtatshmërinë si dhe kushtet ligjore të dhënies së lejes së ndërtimit. E njëtja situatë është edhe me rrugët urbane dhe rurale.

-Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë akses në transportin urban publik. Transporti urban publik në të gjitha qytetet është i paarritshëm për personat paraplegjikë, për shkak se nuk mund të ngjiten lirisht në mjetet e transportit publik. Gjithashtu, ky transport është i papërshtatshëm dhe për personat që nuk shikojnë, pasi nuk kanë informacion dhe sinjalistikën e nevojshme.

-Nuk janë zbatuar dispozitat ligjore për rimbursimin e biletës në transportin urban dhe interurban. Ky problem ka mbetur i pazgjidhur. Për mospërfitimin e kompensimit të biletave në transportin urban, Avokati i Popullit i është drejtuar me rekomandime disa ministrive, por ende nuk janë nxjerrë aktet nënligjore.

-Është cenuar e drejta e përfaqësimit e organizatave të personave me aftësi të kufizuara, anëtarët e të cilave janë nga vetë personat me aftësi të kufizuar.

-Problem shqetësues mbetet aksesi i personave me aftësi të kufizuar në drejtësi, strukturat qeveritare në nivel qendror dhe lokal, i identifikuar si një prej 12 rekomandimeve prioritare të Komisionit Europian për Shqipërinë. Avokati i

– Mungojnë statistikat për personat me sëmundje të rënda mendore, të cilët nuk përfitojnë shërbime sociale dhe shëndetësore si kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu edhe personat me aftësi të kufizuar që banojnë në zonat e thella rurale në shumë raste nuk i përfitojnë këto shërbime. Për këtë qëllim del si një domosdoshmëri identifikimi dhe vlerësimi i nevojave të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency