Standard.al

BRUKSEL – 5 700 imigrantë të shpëtuar në Mesdhe nga operacioni panevropian “Sofia”

 

bbb

Operacioni detar “Sofia” nga BE për të luftuar kundër rrjeteve të trafikantëve në Mesdhe, ka mundësuar që prej fillimit të tij shpëtimin e më shumë se 5 700 imigrantëve dhe ndalimin e 40 trafikantëve të dyshuar, theksoi sot komandanti i këtij operacioni.

“Më 2 dhjetor, ne kemi shpëtuar më shumë se 5 700 imigrantë”, theksoi zëvendësadmirali, Enrico Credendino, komandant i operacionit, EUNAVFOR MED, i riemërtuar në fund të muajit shtator “Sofia”, emri i një vajze të lindur pas shpëtimit të një anijeje.

“Aksioni ynë ka kontribuar për arrestimin e 43 trafikantëve të dyshuar dhe kemi penguar 46 anije që mund të ripërdoreshin nga trafikantët, në sajë të sekuestrimeve të bëra gjatë tetë javëve të fundit”, theksoi Credendino.

Operacioni “Sofia”, ndërmarrë në qershor dhe në të cilin kontribuojnë 22 vende të Bashkimit Evropian, ishte i përqendruar fillimisht në misione për mbikëqyrjen e rrjeteve që operonin që prej brigjeve libiane.

“Që prej fillimit të operacionit, ne kemi parë një reduktim të fluksit të imigrantëve që vijnë nga brigjet libiane”, nënvizoi komandanti i operacionit “Sofia”.

Comments are closed.