BE-ja dhe gjigantët e internetit krijojnë një forum kundër radikalizimit

0
109

 

 

bejaKomisioni Evropian mblodhi sot gjigantët e internetit dhe përfaqësues të 28 shteteve anëtare në Bruksel që të krijojë një forum interneti evropian për të luftuar kundër radikalizimit dhe propagandës terroriste në internet.

“Bëhet fjalë për një platformë për të filluar një dialog me kompanitë e internetit”, sipas Komisionierit për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

“Terroristët abuzojnë me internetin për të përhapur propagandën e tyre helmuese. Duhet që kjo të ndalohet. Partneriteti vullnetar që ne po fillojmë sot me industrinë e internetit vjen në çastin e duhur për të luftuar këtë problem. Ne po kërkojmë rezultate të menjëhershme”, theksoi Avramopoulos.

“Facebook, Twitter dhe Google, janë të gjithë, sipas direktivës së tergtimit elektronik, të fshijnë elementet me përmbajtje kriminale në internet. Por nuk e bëjnë, të paktën jo mjaftueshëm”, deklaroi nga ana e tij ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas.

Më 25 nëntor, më pakë se dy javë pas valës së sulmeve të përgjakshme në Paris, Parlamenti Evropian i kishte sugjeruar shteteve anëtare të jenë më të rreptë kundrejt furnitorëve të internetit për të penguar radikalizimin dhe rekrutimin e luftëtarëve nga Shteti Islamik (ISIS) në Evropë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency