Standard.al

BBC reportazh në Tiranë/Rama i njëjtë si Enveri , mos më keq

 

 

ediKryeministri Edi Rama, duke u takuar me veterane, gjate homazheve ne Varrezat e Deshmoreve, me rastin e 29 Nentorit, dites se Clirimit te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama, pay homage to the Martyrs’s of the Nation Cemetery on November 29th, the Liberation Day of Albania.

Gazetarja e BBC, Maria Margaronis ka zbarkuar në Tiranë për të përgatitur një reportazh mbi hijet e të shkuarës në jetën shqiptare.

Pasi viziton Spaçin dhe flet për të shkuarën e Shqipërisë, së bashku me Fabian Katin dhe Fatos Lubonjën, gazetarja mbërrin në Tiranë për të trajtuar çështjen e bunkerit, të ngritur në mes të Tiranës.

Bunkeri ka provokuar shumë protesta nga të përndjekurit dhe gazetarja thotë se autori i saj është vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Një artist, babai i tij ka qenë një anëtar i lartë i Partisë Komuniste”, thekson ajo. Më pas e pyet kryeministrin se përse ky bunker.

“Ky është një simbol i fortë i vendit..”, thotë Rama. “Nuk jam habitur nga protesta”, shton ai. I pyetur nëse donte të provokonte një proces paranojash, Rama thotë: “Sigurisht”.

Më pas gazetarja merret me situatën e vështirë ekonomike.

“Në rrugë, njerëzit që kërkojnë për punë fajësojnë Edi Ramën për mungesën e punës, siç fajësonin dikur Enver Hoxhën,” thotë Margaronis.

“Nuk ka më punë. Enver Hoxha është më mirë se Edi Rama. Nëse ishe 17 vjeç, mund të gjeje punë. Më mirë Spaçi. Po bëre krim, shkoje atje,” thotë një i papunë.

Ndërkohë ajo viziton një nga gjimnazet e Tiranës, “Ismail Qemalin”, ku të rinjtë i flasin për pesimizmin dhe dëshirën për të lënë vendin.

Teksa thekson se mijëra shqiptarë kanë braktisur vendin sivjet, një nxënës i thotë gazetare: “Dua të largohem sa më parë nga ky vend. Nuk jam egoist, por e urrej Shqipërinë”.

 

Comments are closed.