Stomatologët i nënshtrohen nesër provimit të certifikimit

0
162

 

 

downloadLista_e_stomatologeve_29_Tetor_2015 (1)

Lista me emrat që nuk kanë plotësuar kreditet

 

Stomatologët të cilët nuk kanë plotësuar pikët kredite do t’i nënshtrohen nesër provimit të certifikimit. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, të gjithë stomatologët të cilët nuk përmbushën kriteret e programit të kreditimit 2009-2014, do t’i nënshtrohen provimit të certifikimit më 3 dhjetor 2015, në orën 09:00 në Fakultetin e Stomatologjisë. Ditën e provimit stomatologët duhet të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj, të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në total janë 437 stomatologë të cilët nuk i kanë përmbushur kreditet dhe kishin afat deri në 30 tetor për t’u regjistruar për këtë provim. Por, sipas Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim rezulton se numri i të regjistruarve për të kryer provimin pranë Fakultetit të Stomatologjisë, është shumë i ulët. Nëse pjesa tjetër e stomatologëve ngel jashtë provimit atëherë atyre iu pezullohet leja e ushtrimit të profesionit deri në provimin e radhës. Të paktën këtë penalitet parashikon ligji “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ndonëse ishte parashikuar të jepej në muajin tetor, stomatologët e pacertifikuar kanë pasur dy muaj më shumë në dispozicion për t’u konsultuar me programin orientues të provimit. Në bazë të rregullores, provimi do të konsiderohet i dhënë me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% nga pikët maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankesën me shkrim pranë Agjencia Kombëtare të Provimeve në 5 ditët e para pas shpalljes së rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t’i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar. Megjithatë, për ndryshimin e rezultatit do të duhet një vendim nga Komisioni i Provimit të Ricertifikimit. Kalimi me sukses i provimit të certifikimit është kushti bazë për profesionistët që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency