Presidenti turk Erdogan: Rusia, kujdes me “sulmet e pavërteta”

0
143

 

erPresidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë kundër “sulmeve të pavërteta”, pas akuzave të Moskës sipas së cilave ai dhe familja e tij janë të përfshira në trafikun e naftës me grupin e Shtetit Islamik (ISIS).

“Askush nuk gëzon të drejtën e denigrimit për çështjen e tregtisë së naftës së Turqisë me ISIS-in”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Doha (Katar) ritransmetuar në televizionin turk.

“Nëse këto akuza do të vijojnë, ne do të marrim masa”, replikoi ashpër ai.

”Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe familja e tij janë të përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e naftës me organizatën e Shtetit Islamik”, deklaroi sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Antonov në akuzat e reja kundër Turqisë që rrëzoi një avion ushtarak rus më 24 nëntor.

“Konsumatori i parë i kësaj nafte, vjedhur pronarëve legjitimë, Sirisë dhe Irakut, rezulton se është Turqia”, tha ai

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency