Po për këta nuk ka burg?!/Tatimet nuk rimbursojnë TVSH-në, policia nuk paguan dritat

0
121

 

 

dtVarianti “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë” nuk të çon larg, zoti Rama!…

Policia “vjedh” 70 milionë lekë energji dhe 22 milionë lekë ujë. Brisida nuk u kthen subjekteve miliarda lekë TVSH. Kush do t’u hedhë prangat?

 

Ervin Kaduku

 

Janë shifra zyrtare: Janë krijuar në katër muaj, që nga prilli deri në gusht të këtij viti, 6.9 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE-së nga komisariatet e policisë në disa rrethe si Bulqizë, Kavajë, Gjirokastër, Kukës. Po kështu, edhe 2.2 milionë lekë të tjera detyrime ndaj Ujësjellës sh.a Tiranë, kuptohet nga strukturat e Drejtorisë përkatëse rajonale të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Tatimet kanë krijuar një borxh të ri ndaj bizneseve prej qindra milionë lekësh të reja, që përfaqësojnë rimbursime të detyrueshme me ligj, por që nuk u janë dhënë subjekteve, duke përsëritur për këto të fundit makthin e viteve të fundit të detyrimeve të prapambetura.

Absurdi këtu shtrohet me pyetjen: ndërkohë që qytetari dënohet me burg për tre muaj drita të papaguara dhe biznesmeni kërcënohet me 100 milionë lekë apo edhe me 36 milionë euro gjoba, këto masa shteti parashikon t’i aplikojë edhe ndaj Haki Çakos dhe Brisida Shehajt?…

 

Detyrimet

Ministria e Financave njoftoi dje se, në kuadër të strategjisë së shlyerjes së borxheve të prapambetura të shtetit, deri më datë 27 nëntor 2015 ka alokuar në total rreth 18.38 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: (i) investimet publike, janë alokuar 6.27 miliardë lekë, (ii) shpenzime korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.78 miliardë lekë, (iii) rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.77 miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 5.86 miliardë lekë, ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.77 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 0.6 miliardë lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Kjo përputhet me deklaratën që bëri pak ditë më parë ministri Shkëlqim Cani, sipas të cilit, që këtë vit do të përfundojë shlyerja e faturave të vonuara, pasi një pjesë e tyre janë korrigjuar duke rakorduar borxhin e shtetit me detyrimet e papaguara nga ana e bizneseve.

 

Borxhi i ri

Por, ndërkohë që paguhet borxhi i vjetër, për të cilin që nga viti 2013 dëgjohen vetëm anathema në drejtim të qeverisjes së kaluar, vetë qeveria Rama nuk po tregohet aspak korrekte me pagesat, çka shprehet në një borxh të ri të prapambetur.

Ja çfarë shkruhet në raportin e fundit të dikasterit në fjale, lidhur me katërmujorin e dytë të vitit në vazhdim, që përfaqëson edhe shifrat e fundit të disponueshme lidhur me detyrimet e prapambetura të krijuara gjatë këtij viti.

Në periudhën maj-gusht 2015 janë krijuar detyrime të reja si më poshtë vijon.

 

  1. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaron lindjen e detyrimeve të reja në vlerën rreth 622 milionë lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime, të ndarë si më poshtë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrime të krijuara rishtaz për:

          kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 515.3 milionë lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likujdimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.

          kontrata studime projektime dhe oponencë, në vlerën 51.5 milionë lekë, që kanë ardhur si pasojë e mosplanifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2015 nga ARRSH.

          shpenzime korrente për mirëmbajtjen e rrugëve në vlerën rreth 4.7 milionë lekë nga Drejtoria Rajonale Mirëmbajtjes Rrugore Shkodër.

Sipas informacionit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, konstatohet se nga detyrimet e krijuara në 4-mujorin e parë të vitit 2015 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë mbetur akoma pa u paguar rreth 118 milionë lekë fatura të paraqitura, duke u mbartur detyrimi në 4-mujorin e dytë 2015.

Në Ujësjëllës Kanalizime, detyrime të krijuara rishtaz janë në vlerën 54.6 milionë lekë dhe që kanë të bëjnë me pagesat e rimbursimit të TVSH dhe Kosto Lokale për projektet me financim të huaj.

 

  1. Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 36 milionë lekë, që janë vendime gjyqësore të paraqitura në institucion në vitin 2015.

 

III. Ministria e Drejtësisë deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën totale 42.6 milionë lekë, e ndarë sipas insitucioneve si më poshtë:

     Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 31 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, nga të cilat rreth 9 milionë lekë duhet të ishin raportuar dhe shlyer në zbatim të VKM nr.405 datë 13.05.2015 (shlyerja e detyrimeve të prapambetura për vendime gjyqësore).

     Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve – 11.6 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

 

  1. Ministria e Shëndetësisë deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 11.5 milionë lekë, që janë vendime gjyqësore të paraqitura në institucion në vitin 2015.

 

  1. Ministria e Punëve të Brendshme – raporton se në total është krijuar një detyrim prej 10.5 milionë lekë, i cili ndahet si më poshtë:

Policia e Shtetit:

     6.9 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE, nga Komisariatet e Policisë në disa rrethe si Bulqizë, Kavajë, Gjirokastër, Kukës.

     2.2 milionë lekë detyrime ndaj Ujësjellës sh.a Tiranë,

     0.3 milionë lekë detyrime ndaj Postës Shqiptare sh.a, nga Komisariatet e Policisë në disa rrethe si Përmet, Tepelenë, Kukës, Fier, Gjirokastër.

     1.1 milionë lekë raportohen si detyrime për vendime gjyqësore (të vitit 2014 dhe të raportuara disa prej tyre edhe në v.2015), të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

 

  1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes raporton një vlerë prej 63 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në vitin 2014 dhe 2015. Këto detyrime raportohen në vlerën rreth 8.6 milionë lekë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe në vlerën rreth 54.4 milionë lekë në Aparatin e Ministrisë.

 

VII. Ministria e Mirëqënies Sociale – raporton një vlerë prej 6.2 milionë lekë si detyrime për vendime gjyqësore të krijuara në vitin 2015.

 

VIII.            Ministria e Zhvillimit Urban raporton një vlerë prej 3.3 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në vitit 2015.

 

  1.  Ministria e Kulturës raporton një vlerë prej 4.1 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në vitin.

 

  1. Ministria e Mjedisit raporton një vlerë prej 2.1 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në vitin 2015.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje më detyrimet e krijuar rishtazi për rimbursimin e TVSH-së, raporton se për periudhën janar–prill 2015, është krijuar një detyrim rreth 137 milionë lekë, i cili ka të bëjë me vonesa në rimbursimin e TVSH-së së kërkuar nga subjektet dhe që vijnë për arsye të procedurave të verifikimit/kontrollit nga administrata tatimore.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency