Marrëveshja okazion/Si mund të përfitosh një kredi për shtëpi me vetëm 4.8% interes

0
169

kredi

 

Të gjithë ata që kanë aplikuar për kredi strehimi dhe kanë kaluar filtrin e parë të përmbushjes së kushteve do të kenë mundësi të përfitojnë nga një marrëveshje e re e Entit Kombëtar të Banesave. Qeveria ka vendosur të vijojë bashkëpunimin e saj me bankat e nivelit të dytë, duke e futur edhe tek programi i ri i kreditimit të strehimit që nuk ka të bëjë me pagesën e një pjese të interesit, por me faktin që Enti është garant gjatë periudhës së kredisë.

Por cilat janë kushtet e reja me të cilat është vendosur të jepen kreditë e strehimit nga ana e Entit të Banesave?

Në marrëveshje saktësohet se afati maksimal i kredisë është 300 muaj pra 25 vjet dhe interesi është bono thesari një vjeçar plus 2 për qind e ndryshueshme çdo fund viti sipas interesit. Aktualisht interesi i bonove të thesarit për bonot me afat 12 mujor sipas ankandit të fundit të zhvilluar është 2.83 për qind çka në rastin që flasim interesi i kredisë do të ishte 4.83 për qind plus principal. Shuma maksimale e kredisë nuk duhet të jetë më e madhe se 80 për qind e vlerës së vlerësuar të pronës nga banka.

Pra nëse flasim për një banesë 10 milionë lekë banka mbulon vetëm 8 milionë kurse 2 milionë të tjera i interesuari duhet që t’i ketë. Sipas marrëveshjes prona pas përftimit të kredisë regjistrohet në emër të përfituesit por hipotekohet në favor të bankës kredidhënëse por me një kufizim 15 vjeçar që prona përfshin edhe Entin Kombëtar të Banesave. Brenda periudhës 15 vjeçare kur shtetasi përfitues kërkon të shesë apartamentin Enti Kombëtar i Banesave ka të drejtën e parablerjes së pronës me të njëjtin çmim që e ka shitur. E njëjta marrëveshje saktëson se e drejta e shlyerjes së kredisë nuk mund ti kalojë një personi tjetër. Në rastet kur përfituesi i kredisë nuk ka më mundësi shlyerjeje ekzistojnë dy zgjidhje, pasi është lajmëruar banka dhe Enti. E para përfituesi mund t’i kalojë të drejtën e shlyerjes së kredisë një përfituesi tjetër me të njëjtat kushte që është në listën e Entit të Banesave ose kredimarrësi bie dakord që banesa të kalojë në pronësi të Entit vetëm pasi ky i fundit merr përsipër shlyerjen e detyrimeve që i takojnë kredimarrësit në mënyrë të menjëhershme.

Kjo është marrëveshja e dytë e Entit të Banesave me një tjetër bankë tregtare, që parashikonte kredi me afat 360 muaj dhe normë interesi bono thesari tremujore plus 2.5%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency