John Kerry : Rusia rol thelbësor në Siri

0
118

 

rusi

Rusia mund të luajë një rol shumë thelbësor në Siri, konfirmoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry duke përshëndetur angazhimin e Moskës në Bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit.

“Natyrisht, Rusia (…) mund të luajë një rol shumë konstruktiv dhe të rëndësishëm për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë krizë dhe besoj se të gjithë do të përshdetni këtë lloj përpjekje bashkëpunimi”, deklaroi Kerry në përfundim të një takimi ministror të NATO-s në Bruksel.

“Ne përshëndesim angazhimin e Rusisë në procesin sirian”, shtoi ai.

“Por Rusia mund të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit vetëm nëse përqendrohet në luftën kundër organizatës së Shtetit Islamik dhe nëse tregohet e sinqertë kur thotë se kërkon të zbatojë angazhimet e marra në Gjenevë për gjetjen e një zgjidhjeje politike në luftën siriane”, theksoi Kerry.

Bisedimet për paqe për Sirinë nisën në Vjenë një muaj më parë, gjatë një takimi ku morën pjesë aktorët kryesorë rajonalë si Arabia Saudite, Irani dhe Turqia, por gjithashtu SHBA-ja dhe Rusia që mbështet, që prej fundit të muajit shtator regjimin e Bachar al-Assad me një fushatë sulmesh ajrore

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency