Standard.al

Durrës /PD-LSI bashkojnë votat ,shtyhet vendimi për taksën e ujit

plKëshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak në Durrës, kanë bashkuar votat e tyre për të hartimin dhe miratimin e paketës së re fiskale të vitit 2016.

Me shumicë votash u vendos që të ulet taksa mbi ndërtesat në masën 30%, ndërkohë që është shtyrë vendimi për rritjen e taskës së ujit të pijshëm, ku PS kishte kërkuar rritje në 20% .

 

Bashkia kishte propozuar që të ulte taksat e pasurisë për ndërtesat me 30 përqind, nga 400 lekë për metër katror që është të shkojë në 280 lekë, ndërkohë që të rritet nga 200 lekë në 500 lekë tarifa e ndriçimit për familjarët. Rritje ka pësuar edhe taksa e reklamës për ato që kanë sipërfaqe më të madhe se 18 metër katror.

Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike ka qenë kundër paketës së re fiskale, ku nëpërmjet këshilltarit Shkëlqim Fortuzi ka bërë propozimet e veta, duke kërkuar zerim të disa taksave, si ajo e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit.

 

Këto propozime janë kundërshtuar nga shumica e majtë, si dhe kryetari i bashkisë Vangjush Dako, i cili ka thënë se nuk mund mund të ketë zerim, pasi vetëm fatura e energjisë elektrike që paguan Bashkia në një vit për ndriçimin është rreth 70 milion lekë të reja. Paketa fiskale është miratuar me shumicë votash, me votat e së majtës, ndonëse këshilltarët e PD-së kërkuan që propozimet e tyre të hidhen në votim një nga një.

Comments are closed.