Drejtori i Institutit të Pasojave të Krimit të Komunizmit Agron Tufa: E pa vlerë të tregosh kur përdhunuesit janë në poste të larta të administratës shtetërore

0
107

tufa

Eshtë e pavlerë të tregosh çfarë të ka ngjarë kur përdhunuesit janë në poste të larta të administratës shtetërore, nëpër ministri apo në sistemin e drejtësisë.

Kështu shprehet Agron Tufa, shkrimtari dhe drejtori i Institutit të Pasojave të Krimit të Komunizmit. Në një intervistë dhënë për ‘Panorama’,Tufa rrëfen të vërteten e historive në romanin “Gurit të varrit ia rrëfej”.

Tufa e ka quajtur romanin e tij “Gurit të varrit ia rrëfej”, pasi që asnjë prej atyre grave e vajzave, viktima të abuzimit, nuk ka mundur t’ia rrëfejë kujt historinë e vet, veç rrasës së ftohtë e të pagojë të varrit.

Të flasësh në Shqipëri për dhunën seksuale është turp dhe viktimat me pa të drejtë trajtohen si fajtore.

A përdhunoheshin femrat? Sigurisht! Po jo në sheshin “Skënderbej’ ku t’i shihnin të gjithë dhe jo me transmetim, thotë ai.

Pyetur pse nuk kanë treguar, Tufa përgjigjet: Sepse është e pavlerë të tregosh çfarë të ka ngjarë kur përdhunuesit janë në poste të larta të administratës shtetërore, nëpër ministri apo në sistemin e drejtësisë. Viktimat nuk flasin dot për dy arsye, së paku: e para, sepse thyerjen, sekretin turpërues, e kanë varrosur përbrenda, për të mos lënduar të afërmit dhe familjen dhe, e dyta, sepse me rrëfimet që mund të mbushin gazetat e studiot, nuk do ta ndryshonin dot asgjë, përpos se do të shkaktonin përqeshjen cinike të përdhunuesve të veshur me pushtet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency